• |
ide | kryesore

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lubonja: Policia e Shtetit është e implikuar, po fshihen prova

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja ka komentuar aksionin e policisë që u zhvillua një ditë më parë në shtëpinë e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë Ervis Martinaj, ku gjet edhe një arsenal armësh në oborrin e banesës. Në një intervistë për Neës24, Lubonja thotë se policia është e implikuar në të gjithë çështjen e zhdukjes së Martinajt, duke përmendur dhe faktin që Jeton, ish-efektivi i Operacionales që tashmë është pas hekurave, punonte për Martinajn. Lubonja shton se fakti që policia është e implikuar, shton më shumë mundësinë për kompromentimin e provave dhe fshehjen e tyre.

Pjesë nga intervista:

Lubonja: Këtu jemi në hipotezë, thuhet se nuk është vrarë. Mund të jetë inskenuar dhe mund të ketë bashkëpunim me familjen. Ne jemi mes versioneve, e kanë vrarë ose e kanë zhdukur rivalët e tij. Apo është gjallë dhe ka marrë një veprim për t’u mbrojtur pasi i zhdukën disa nga bashkëpunëtorët e tij kryesorë. Këtu jemi në një lojë hamendjesh, ku nëse do zgjidhja, do thoja më shumë gjasë ka se ky të jetë vrarë. Problemi është pse policia nuk e vërteton vrasjen? Është trupi thonë. Por dhe trupat zhduken. Si e gjykoj këtë aksion? A morën ndonjë të dhënë nëse është gjallë apo i fshehur?

Pyetje: A është një aksion i vonuar?

Lubonja: Që janë të implikuar, këto nuk diskutohen. Se kush janë, nuk dihet akoma. A ka implikim të policisë së shtetit për të zhdukur bandat rivale. Këto duhen hetuar. Këto notojnë në turbullirë,. Kjo për shkak se policia ka qenë pjesë e bandave. Nëse kanë qenë me Ervis Martinajn, atëherë ka policë edhe me bandat e tjera. Nuk ka transparencë. Provat i kanë ata që duhet t’i gjejnë provat, s’duan t’i japin. Do dalin një ditë provat. Por do dalin atëherë kur një pjesë do e kenë kaluar lumin. Ai mund të jetë edhe gjallë dhe mund të kishte përgatitur një aksion ndaj rivalëve të tij. Intuita më çon dhe tek presioni ndaj familjarëve të tij. Pas deklaratës së kryeministrit. Këtu jemi në një vend siç jemi. Prandaj ndodhin këto. Është e çuditshme se si mund të rrethohet një shtëpi ashtu. Duket si kështjella e një grupi kriminal dhe shteti nuk ndërhyn. Nuk ka të arrestuar, por duhet një sqarim. Familjarët mund të thonë që nuk e dimë se ishin aty. Kjo duhej të ishte bërë më herët. Kjo polici e jona është fajtorja kryesore për rrugën që kanë marrë këta persona.

Vetëm një ditë më parë, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Fushëkuqe, Vlorë dhe në Shijak, ku janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndonjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.



3 Comments

  1. Lubonja me vjen keq qe ke perfunduar ne rolin e dedektivit klasik Sherlok Holmes.
    Po ta shohim nga para duket djale por po ta shohim mbrapa duket vajze,pra mund te jet transseksuale,mund te jet edhe hmo edhe lezbike.
    Qe duket patate e shohim por nga siper mund te jete repe e bardhe ose edhe e kuqe.
    Hajde karrlliqe hajde,

  2. Po c’karin do ti me Martinajn mor aman?! Po rri o vlla aty ne Petrele. Lexo ndonje liber. Pi ndonje gote vere.

    Ose thjesht, “pi pak uje”. 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *