• |
ide | kryesore

Aksident masiv në Kinë, përplasen 200 makina (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
masiv



Një aksident masiv ka ndodhur në qytetin kinez të Zhengzhou. Rreth 200 makina u përplasën mbi një urë për shkak të një problemi me shikueshmërinë për shkak të mjegullës. Për shkak të aksidentit 1 person humbi jetën ndërsa pati dhjetëra të lënduar. Automjetet e përplasura shkaktuan një grumbullim gjigant llamarinash.

Fotot dhe videot e postuara në mediat sociale tregojnë makina dhe kamionë të shkatërruar njëri mbi tjetrin në urën Zhengxin Huanghe. Shumë prej të plagosurve mbetën të bllokuar në automjetet e tyre. Zjarrfikësit shkuan me vështirësi drejt urës. Për shkak të mjegullës së dendur, dukshmëria u reduktua vetëm në disa metra. Kjo më pas shkaktoi edhe këtë aksident masiv. ©LAPSI.al

https://twitter.com/ZhengguanCN/status/1608024963457449986?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1608024963457449986%7Ctwgr%5Ec9f977f25417171cd2ae339078583605d19fe9ae%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tgcom24.mediaset.it%2Fmondo%2Fcina-maxi-tamponamento-200-veicoli_59136061-202202k.shtml



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *