• |
ide | kryesore

Bleu pasaportë në Tik Tok, arrestohet në Maltë 23-vjeçari shqiptar (Emri)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 23-vjeçar shqiptar i identifikuar si Jurgen Quku është vënë në pranga pasi është kapur me pasaportë të falsifikuar. Ai është ndaluar në Maltë teksa po tentonte të fluturonte për në Dublin.

Jurgen Quku doli para gjykatës i akuzuar për përdorimin e një pasaporte që i ishte dhënë një person tjetër.

Quku tha në polici se ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte udhëtuar me këmbë drejt Greqisë, ku kishte blerë një pasaportë holandeze nga një person që i shiste në TikTok. Këtë mjet identifikimi, ai e përdori për të udhëtuar në Maltë, kur dhe u pikas. Quku u dënua me 6 muaj burg dhe pas përfundimit të dënimit, do të deportohet drejt Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *