• |
ide | kryesore

Çmimet në qiell, më pak blerës nëpër tregje (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Krahasuar me një vit më parë shqiptarët do të shpenzojnë më pak për tryezën e fundvitit kjo për shkak të rritjes së çmimeve e pamundësisë ekonomike.

Frutat dhe perimet janë rritur nga 20 deri në 50 lekë më shumë. “Çmimet janë rritur 30%. Vështirë sa të duash me llogarit qindarkat, nga mëngjesi deri në darkë me qindarka me kthye kusuret jek e jek se nuk del ndryshe.”-thotë i moshuari.

Pensionistët janë grup-mosha më e prekur nga kriza ekonomike.

“Me 100 mijë lekë ku i përballoj dot.”- shton një tjetër.

Shumë produkte do të mungojnë në tryezën e fund vitit.

“Ne mund të merrnim më shumë, por shohim ekonominë”- shprehet e moshuara.

“Se di si do ta festojmë. Ato që duhen më kryesoret do të marrim, më para merrnim më shumë.”- nënvizon qytetarja.

Për shkak të rënies së fuqisë blerëse, produktet e tyre mbeten pa u shitur duke i detyruar tregtarët t’i hedhin në kosh.

“Nuk është siç ishte vjet. Kosto është me lekë i blejmë dhe më pas i hedhim në plehra”- deklaron qytetarja.

Krahasuar me një vit më parë ku tregjet në këtë periudhë të vitit gëlonin nga njerëzit teksa kryenin blerje, këtë vit situata paraqitet e vakët./Euronewsalbania

https://www.youtube.com/watch?v=r4sjA6cFaDc



6 Comments

  1. Ska leke per popullin, kemi djegsat e plehrave Ppp , rruget e florinjta,fushaten e ardhshme, patronazhistet etj…. Pse ato thaset me miell qe u a japim para votimeve badiava jane?

  2. na keni rrujt karin me keto lajme cdo vit, robt jan to ble apartamente nga 200 mije euro e po shiten qe ne themel e ju akoma me keto karlliqet e pervitshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *