• |
ide | kryesore

Emily Ratajkowski dhe Pete Davidson i japin fund lidhjes

-Instant, Paparazzi, Slider



Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Davidson dhe modelja u lidhën për herë të parë në nëntor.

Por, një burim ka treguar për Page Six, se ato kanë vendosur të shkojnë në rrugët e tyre të ndara.“ Ata kamë vendosur të jenë miq. Kjo është më e mira për të dy.“

Javën e kaluar Davidson u pa tre herë me Wonders. Ata u panë jashtë banesës së tij, duke bërë pazar së bashku në një Whole Foods në Brooklyn dhe në një lojë Rangers.

Ndërkohë Ratajkowski në një intervistë për podcastin, ‘High Low’ u shpreh se po përdor aplikacione takimi. “ Thashë do e përdor.Miqtë e mi ishin shumë kundër”, u shpreh ajo.

Modelja ka qenë më parë e martuar me Sebastian Bear-McClard për katër vite. Ata i dhanë fund lidhjes pas tradhëtisë së producentit. Dyshja kanë një djalë,  Sylvester.
I ndjej të gjitha emocionet,” tha Emily atëherë për Harper’s BAZAAR. “Ndjej zemërim, trishtim. Ndjej eksitim. Ndjej gëzim. Ndjej mendjelehtësi. Çdo ditë është e ndryshme. E vetmja gjë  që di është se po i ndjej të gjitha ato gjëra,  që  më bëjnë të besoj se do të jem mirë.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *