• |
ide | kryesore

Kinë/ Spitalet dhe shtëpitë funerale nën presion të madh

-Instant, Arkiva, Planet
Covid



Spitalet dhe shtëpitë funerale kineze janë nën presion të madh për shkak të valës në rritje të COVID-19 , ndërsa shtrirja e shpërthimit dhe dyshimet për shifrat zyrtare bënë që disa vende të konsiderojnë rregulla të reja udhëtimi për vizitorët kinezë.

Në një ndryshim të mprehtë politikash, Kina këtë muaj filloi të ‘zhbëjë’ regjimin më të rreptë në botë të masave për COVID, duke e vendosur ekonominë e saj të goditur në rrugën e një rihapjeje të plotë vitin e ardhshëm.

Heqja e kufizimeve, e cila erdhi pas protestave të gjera kundër masave, do të thotë se COVID po përhapet kryesisht i pakontrolluar dhe mundësisht duke infektuar miliona njerëz në ditë, sipas disa ekspertëve të huaj.

Shpejtësia me të cilën Kina hoqi rregullat e saj për COVID ka ngarkuar shumë sistemin e saj të brishtë shëndetësor.

Kina regjistroi të martën tre vdekje të reja nga komplikimet e COVID-19, krahasuar me një të hënën – numra që nuk janë në përputhje me raportet e shtëpive funerale dhe përvojën e vendeve me popullsi shumë më të vogël kur heqin kufizimet e tyre.

Stafi në Huaxi, një spital i madh në qytetin jugperëndimor kinez të Chengdu , tha se ata janë “jashtëzakonisht të zënë” duke u kujdesur për pacientët me COVID.

“Unë e bëj këtë punë për 30 vjet dhe është koha më e ngarkuar që kam qenë ndonjëherë”, tha një shofer ambulance jashtë spitalit.

Në urgjencën e spitalit dhe në klinikën e etheve mbrëmë ka pasur radhë të gjata. Shumica e atyre që arritën atje iu dha oksigjen për t’i ndihmuar të merrnin frymë më mirë.

“Pothuajse të gjithë pacientët janë me COVID”tha një anëtar i stafit të farmacisë në departamentin e urgjencës. Sipas saj, rezervat e spitalit të preparateve specifike për COVID janë shteruar dhe pacientëve mund t’u jepen ilaçe për simptoma si kolla.

Parkimet e makinave rreth Shtëpisë së Funeralit Dongjiao, një nga më të mëdhenjtë në Chengdu, ishin plot.

Shërbimet përkujtimore mbahen njëra pas tjetrës, ndërsa tymi ngrihet nga krematoriumi.

“Ne duhet ta bëjmë këtë rreth 200 herë në ditë tani,” tha një nga punëtorët.

“Jemi aq të zënë sa nuk kemi kohë as për të ngrënë. Kjo ka ndodhur që nga zbutja e masave. Më parë ishte rreth 30-50 herë në ditë”. “Shumë kanë vdekur për shkak të COVID ”, tha një tjetër punëtor.

Në një krematorium tjetër në Chengdu, Nanling, stafi ishte po aq i zënë.

“Ka kaq shumë vdekje për shkak të COVID kohët e fundit ,” tha një punëtor, duke shtuar se ka vështirësi në caktimin e djegies.

Kina ka thënë se regjistron vdekjet e pacientëve COVID të shkaktuar nga pneumonia dhe dështimi i frymëmarrjes si vdekje të lidhura me COVID.

Zhang Yuhua, një zyrtar në Spitalin Chaoyang të Pekinit, tha se shumica e pacientëve kohët e fundit janë të moshuar dhe kanë sëmundje themelore.

Ajo tha se numri i pacientëve që merrnin kujdes urgjent ishte rritur në 450-550 në ditë, nga rreth 100 më parë, sipas medias shtetërore.

RREGULLAT E UDHËTIMIT

Në një hap të madh drejt lëvizjes më të lirë, Kina më 8 janar do të ndalojë së kërkuari udhëtarët që vijnë nga jashtë për t’u vetëkarantinuar, thanë autoritetet këtë javë, duke inkurajuar shumë kinezë që janë të shkëputur nga pjesa tjetër e botës për kaq gjatë.

Por ndërsa kërkimet në internet për fluturime u rikuperuan dje nga nivelet më të ulëta rekord, banorët dhe agjencitë e udhëtimit lanë të kuptohet se kthimi në normalitetin relativ do të zgjasë me muaj, pasi kujdesi mbizotëron tani për tani.

Përveç kësaj, disa qeveri po shqyrtojnë kufizime shtesë të udhëtimit për udhëtarët kinezë.

Zyrtarët amerikanë përmendën një “mungesë provash transparente” si arsye për këtë masë.

India, Tajvani dhe Japonia do të kërkojnë një test negativ COVID për udhëtarët nga Kina kontinentale, me ata që testohen pozitivë në Japoni që duhet të kalojnë një javë në karantinë.

Tokio gjithashtu planifikon të vendosë kufizime për linjat ajrore që duan të rrisin fluturimet drejt Kinës.

Edhe Filipinet po shqyrtojnë vendosjen e testeve diagnostikuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *