• |
ide | kryesore

Messi pjesë e historisë së Katarit: dhoma e përdorur në Botëror prej argjentinasit kthehet në muze

-Instant, Sport
muze



Lionel Messi është bërë një idhull jo vetëm i popullit argjentinas. Triumfi i Albiceleste në Botërorin e Katarit e ka shenjtëruar më në fund edhe me fanellën e kombëtares së tij Pleshtin. E tani, përveç festimeve klasike, do të ketë një mënyrë të re për të kujtuar kryeveprën e tij. Siç raportohet nga Olé dhe media të tjera ndërkombëtare si RMC Sport, dhoma ku Messi qëndroi gjatë eksperiencës së kampionatit botëror do të shndërrohet në një muze.

Suksesi i Argjentinës në Kupën e Botës në Katar ishte kapitulli i fundit në rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Messi. Pas Kupës së Amerikës dhe finales, erdhi edhe suksesi botëror që i mungonte. Tani Pleshti mund të ulet në një fron me Diego Armando Maradona, edhe pse për shumë Diego është i paarritshëm.

Lexo më tej: FOTO/ Lionel Messi ‘tradhëton’ gruan, në shtrat me Kupën e Botës e pastaj një mate: “Buéna dia!”

Një triumf historik që do të bartë me vete edhe një veçori tjetër. Dhoma ku pushoi argjentinasi do të organizohet si një muze kushtuar Messi. Vendi ku ka fjetur dhe pushuar shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të jetë simbol i “pushimit të kampionit”. E besohet se kjo do të zgjojë interesin dhe kureshtjen e madhe të të gjithë të apasionuarve të futbollit. Argjentinas dhe jo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *