Një mi ka lënë 90% të qytetit të Gjirokastrës dhe fshatrat pa energji elektrike. Mësohet se brejtësi ka këputur disa siguresa të nënstacionit të Gjirokastrës, duke shkaktuar masë elektrike. Është dashur ndërhyrja e ekipeve të OSSH-së për të gjetur defektin dhe më pas rikthimin e energjisë në zonë. Kjo shkëputje ka zgjatur për rreth 30 minuta dhe aktualisht qytetarët kanë energji elektrike.
Miu lë Gjirokastrën pa energji elektrike
-Instant, Arkiva, Lajme
