• |
ide | kryesore

Nga Giuntoli te Igli Tare: tetë emra në lojë për drejtorin e ri sportiv të Juventus

-Instant, F1, Sport
Giuntoli



Juventusi i ri së shpejti mund të nisë gjuetinë për të marrë në krye të zonës sportive një njeri që të japë një orientim të ri në merkato. Ideja ishte që para tërmetit të dorëheqjes së Bordit të vjetër të Drejtorëve dhe mbetet edhe tani aktuale. Zona teknike drejtohet nga Federico Cherubini, që mund të ndryshojë rol dhe Massimiliano Allegri, i ngarkuar me përgjegjësi direkt nga John Elkann. Nuk mungojnë kandidatët për rolin e drejtorit sportiv dhe reflektimet sapo kanë nisur. Bilancet do të hartohen në fund të sezonit dhe asnjë vendim nuk do të merret më herët. Lista e kandidatëve për momentin përfshin tetë emra: nga Giuntoli te Tare, për të kaluar nga Campos.

GIUNTOLI

E fortë kandidatura e Cristiano Giuntoli. Prej disa vitesh ai është në krye të zonës sportive të Napolit dhe protagonist i një rrugëtimi fitues në të gjitha kategoritë. Ai ka një zonë të shkëlqyer skautizmi. Vitet e fundit ka treguar se di të ndryshojë skuadrat duke iu përmbajtur buxhetit. E bën këtë pa hequr dorë nga objektivat në fushë. Mund të jetë ai profili i eksperiencës që mund të marrë gjithçka në dorë.

MASSARA

Marrëdhënia me Max Allegrin e konsoliduar për shkak të një miqësie të vjetër. Mbi të gjitha një profil me pak mbulim mediatik dhe shumë funksional në dinamikën e merkatos. Frederic Massara është protagonisti më i madh i heshtur i rilindjes së Milan. Ai është njeriu që vitet e fundit ka orientuar drejt rezultateve të jashtëzakonshme menaxhimin e Maldini. Por pikërisht për këtë arsye klubi kuqezi e mban fort.

ROSSI

Edhe Giovanni Rossi gjithashtu ka një marrëdhënie të konsoliduar me Max Allegri. Në fakt, ai është menaxheri me të cilin livornezi filloi aventurën e tij si trajner. Bashkë fituan një kampionat te Sassuolo, duke e çuar në Serie B. Drejtori aktual sportiv jeshilzi ishte gjithashtu në krye të sektorit të të rinjve të Juves. Ai e njeh mjedisin, mund të vijojë projektin për promovimin e të rinjve.

TARE

Nga të gjithë drejtuesit që kandidojnë për postin e drejtorit sportiv te Juventus, Igli Tare është i vetmi që realisht ka një kontratë në skadencë në vitin 2023. Tare, njeriu i merkatos i Lazio duket se dëshiron të ndryshojë ambjent. Kjo edhe për shkak se marrëdhënia me teknikun Sarri nuk është e mirë. Madje edhe raporti i Tare me presidentin Lotito është rrënuar mjaft gjatë viteve. Në Torino, në zonën e Continassa, shqiptarin e kanë pasur gjithmonë në konsideratë.

Lexo më tej: Sezoni i fundit i Igli Tares te Lazio: Lotito ka zgjedhur Sarrin dhe ka marrë në organikë drejtorin e ardhshëm

CAMPOS

Në listën e kandidatëve është edhe Luis Campos, drejtor aktual sportiv i PSG-së dhe mik i ngushtë i Massimiliano Allegrit. Një profil eksperti, i cili mund të japë një shtysë edhe në merkaton europiane. Ai mund të bashkohet me bardhezinjtë përmes një marrëveshje atipike për futbollin italian dhe për Juventus. Ekzekutivi portugez në fakt mund të mbërrinte me një kontratë si konsulent i jashtëm, për të arritur objektivat e shoqërisë.

BERTA

Italian, por në Madrid, te skuadra e Atletiko, prej disa vitesh. Andrea Berta ka qenë pikë referimi për klubin spanjoll që nga viti 2013. Nga viti 2017 ai mban postin e drejtorit të të gjithë zonës sportive. Në pronësinë e Juventus ai ka admirues të shumtë. Në fakt, vitet e fundit, ai ka qenë i rëndësishëm në rritjen e klubit të tij. Berta është një nga ata profile që kanë përvojën për të dhënë besueshmëri në Itali dhe jashtë saj.

PETRACCHI

Në garë është edhe Gianluca Petrachi, aktualisht i lirë, por me një CV në përputhje me profilin që Juve kërkon për të forcuar strukturën e saj drejtuese. Ai është një drejtor sportiv që di të gjejë talente, të blejë lirë dhe të shesë për shuma të konsiderueshme. Një identikit që mbështet idenë për ta bërë menaxhimin e klubit më të qëndrueshëm, midis rritjes së të rinjve dhe një merkato mendjemprehtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *