• |
ide | kryesore

Osmani: Vuçiç po përdor skenarin që Putin aplikoi në Ukrainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se s’ka shpresa që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, të rreshtohet në krah të Perëndimit. Sipas saj, ai po bashkëpunon me njësi paramilitare siç është grupi rus, Wagner.

Osmani tha se Vuçiç me politikat e tij dëshiron të destabilizojë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën. Ajo shtoi se rreziku ditëve të fundit ka qenë më i madhi që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

“Unë nuk do të hyja më në detaje sa u përket informatave që janë të klasifikuara. Megjithatë, rreziku ditëve të fundit ka qenë shumë më i madh se çdo periudhë tjetër që e kemi parë. Të pas-pavarësisë patjetër që po.

Ka qenë rrezik nga aspekti i sigurisë. Rreziku që sot Serbia e synon destabilizimin është i madh. Prandaj veprimet tona duhet të jenë mirë të koordinuara edhe brenda Kosovës, por edhe me aleatët tanë”, – është shprehur Osmani në emisionin Rubikon në KTV.

Osmani tha se veprimet e Serbisë në 2 muajt e fundit kanë qenë identike me ato të Rusisë në vitin 2014 kur aneksoi territoret të Ukrainës.

“Nëse e analizojmë çdo veprim që Serbia e ka marrë në këta dy muajt e fundit do ta shihni se është identik me veprimet që Rusia kishte ndërmarrë në vitin 2014 kur aneksoi territore të Ukrainës. Nga dorëheqjet e serbëve lokalë, siç kishte ndodhur edhe në Ukrainë kur rusët që janë pakicë atje janë detyruar të jepnin dorëheqje”.

Është skenar identik rus. Pra, këto ditë duhet të jemi jashtëzakonisht të përgatitur në mënyrë që të mos lejojmë që këto skenarë të jenë të suksesshme. Të përgatitur përbrenda por edhe në koordinim me aleatët”, – është shprehur Osmani. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Karikaturisti karikaturon nje karikature artistike.
    Ik moj Lope se e bete Kosoven lesh arapi.
    Kur mohon UCK ke mohuar veten moj Lope.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *