• |
ide | kryesore

Sulmet kibernetike në banka/ Ministrja Ibrahimaj: Ndodhin në të gjithë botën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka folur për sulmet kibernetike në banka në vendin tonë.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët ajo u shpreh se si pasojë e këtyre sulmeve nuk është prekur asnjë llogari e individëve. Ministrja shtoi se sulme të tilla ndodhin në të gjithë botën, ndërsa duke nënvizuar se qeveria po ngre një strukturë monitoruese për të parandaluar një situatë të ngjashme në të ardhmen.

“Ka pasur njoftime që sektori bankar është sulmuar nga atake kibernetike. Ju siguroj që ka në muaj mbi 1 mln sulme të cilat janë sulme të përditshme në sektorin privat apo publik. Tani është një luftë e prekshme që prek çdo sektor publik apo privat.

Banka në fjalë ka bërë komunikimet e saj dhe nuk ka pasur prekje të llogarive të individëve. Sektori bankar ka marrë masa që herët sa i përket sulmeve kibernetike. Qeveria është duke ndërtuar infrastrukturën që do monitorojë sulmet që do vijnë në të ardhmen. Është një dukuri që nuk ndodh vetëm në vend. Ndodh në të gjitha vendet e botës sepse kjo është një lloj lufte e re e një ere të re”, deklaroi ajo.



3 Comments

  1. Pergjigja standarte e Qeverise Rama pas cdo skandali, per paaftesine qe ka mbuluar cdo sektor dhe per shkak te prapambetjes ne fushen e teknologjise informatike eshte se “keto ndodhin ne gjithe boten”.

    Ka kohe qe qytetaret shqiptare jane ndergjegjesuar se shteti i tyre funksionon si bande taksambledhesish, por jo si shtet normal. Bankat, natyrisht nuk bejne perjashtim, por pasiguria per jeten dhe pasurine i detyron shqiptaret qe t’u drejtohen.

    Madje ky lloj shteti i hakeruar cep më cep kerkon t’i perfshije ne sistemin e dixhitalizimit qeveritar per te sunduar edhe ekonomine private
    apo kursimet e qytetareve te vendit me te varfer ne Europe.

    Ky sulm mbi bankat mund te jete nga hakera brenda vendit dhe vetem nje hetim i plote i SPAK mund te qartesoje disi shqiptaret se nuk eshte fjala per vjedhjen e tyre si “piramidat” 25 vite me pare, por ne nje forme te re…

  2. Mund te na thuash nje rast te vetem ne bote shoqja Nafije mavi, sepse per vjedhje bankash kemi degjuar por per sulm kibernetik suk eshte aq e lehte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *