• |
ide | kryesore

Vuçiç takon serbët pranë kufirit të Kosovës: Do jetë natë e vështirë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç



Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Rashkë. Atje ka takuar serbët nga veriu i Kosovës.

“Shqiptarët po bëjnë gabime. Duan t’i largojnë të gjithë serbët. Ata mendojnë t’i mposhtin serbët me dhunë. Nuk mendojnë të kërkojnë kompromis, po flas për udhëheqjen e tyre. Ne e bënim dikur këtë ndërsa tani po e bëjnë ata edhe më keq”, – tha Vuçiç.

“Çdo ditë paqeje që blejmë, çdo ditë stabiliteti që blejmë, është një jetë më shumë, një shans më shumë për të ardhmen. Nuk shoh alternativë për këtë”, – ai.

Vuçiç njoftoi se ipsh-polici Dejan Pantiç ka mbërritur në shtëpinë e tij në Mitrovicë.

“Çdo orë prisnim që Dejan Pantiç të ishte në shtëpi e tij me familjen. Tani barrikadat po anashkalohen dhe po shikojmë si t’i largojmë sepse duhet të shoqërohen nga EULEX-i. Atë që kemi në letra dhe kërkesat për të mos përndjekur njerëzit në barrikada e kemi shkruar pa mëdyshje” – tha Vuçiç.

Ai vuri në dukje se kishte anuluar konferencën e tij vjetore të planifikuar për nesër dhe se ajo do të mbahej më vonë.

“Jam gati të të dëgjoj gjithë natën dhe të përgjigjem” – shtoi ai. Paraprakisht, Vuçiç, para bisedës me serbët, tha se e pret një natë e gjatë dhe e vështirë.

“Të shohim si do të shkojë. Do të jetë një natë e gjatë dhe e vështirë. Nuk mendoj se sot ishte një ditë e keqe, përkundrazi. Është bukur kur sheh gruan dhe fëmijët teksa mirëpritën burrin dhe babanë e tyre në shtëpinë e tyre, të shohësh ato lot gëzimi,” – tha Vuçiç, duke folur për ish-policin Dejan Pantiç. ©LAPSI.al



3 Comments

    1. Vellait te tij Ramazanovic duhet ti shkerdhesh robt te parit dhe ketij te dytit. Kete e dime qe eshte sërb, eshte Goebelsi i regjimit te Milloshevicit, por qe te behet karakurve e serbit ky pederasti jone, kjo nuk falet. Si nuk i hapet bucja te thote nje fjale pro Kosoves ketij bythqirit skizofren te Kristaq Popovicit?!

  1. Bravo Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti!
    Sa here qe Kosova degjon emisaret humb dhe kur merr fatin e vet ne dore i dalin aleatet
    A nuk ndodhi keshtu edhe me 1999?
    Asnje kompromis per territore dhe enklava ne Kosove.

    Cili shtet ne Perendim e ne Lindje ka krijuar enklava me asociacione per pakicat etnike ne vendin e tij?!

    Eksperimentet me shqiptaret duhen refuzuar ne cdo forme, se aleate jane ata qe i ke ne krah ne kohen e padrejtesive te medha ndaj nje populli te sakrifikuar ne favor te te ardhurve ne Ballkan…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *