• |
ide | kryesore

Albin Kurti flet për heqjen e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi për zhvillimet e fundit rreth barrikadave që kanë filluar të hiqen nga sot.

“Barrikadat po hiqen, të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë sonë. Vetë i vunë barrikadat, vetë i hoqën ato, me fjalë të tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten”, tha ai. Sipas tij opozita nuk ka dhënë ide, përveç heqjes së TVSH-së.

Kurse për vitin 2023, Kurti tha se do të jetë vit i Vetingut.

Kryeministrei organizoi sot pritjen për gazetarët me rastin e festave të fundvitit. Shefi i ekzekutivit ka falënderuar gazetarët për bashkëpunimin. Ai tha se ende nuk janë në gjysmë të mandatit, por për këtë periudhë ka pasur progres, por edhe sfida janë evidente.

“Viti 2022, ishte vit i krizave të shumëfishta, por në Republikën e Kosovës, njëkohësisht ishte vit i rritjes ekonomike, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë, si dhe imazhit të Kosovës jashtë në botë”, tha ai. Kurti ka falënderuar gazetarët kosovarë që po raportojnë nga veriu i Kosovës.

Lexo më tej: Pas lirimit të ish-policit, Vuçiç: Është mirë të hiqen barrikadat 



9 Comments

      1. Arritën qëllimit??????
        Atë do e shohim më vonë.
        Deri tani :vetë i vunë,vetë i hoqën.
        Do shtoja: vetë u izoluan,vetë u ç’izoluan.
        Budallaki serbe.

  1. Oh sa mire Albin,BRAVO!
    Po i provon serboqenet(jo te gjithe),se cfare ndodhe kur shkelet ligji.
    Asht “dredhia “ jote per te luajtur me nervat e Vuciceve. Vazhdo perpara qe antiKosovaret te mbesin te dhjere,sic kane qene me ne krye Edvin shkerdhatRamen.

  2. Kurse ti albin kaqoli veshtron si hu gardhi sesi ne territorin tend robt bejne ca i teket bytha. Komplet hajdar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *