• |
ide | kryesore

Arrestohen në Rumani vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
tate



Dy vëllezërit britanikë, Andrew dhe Tristan Tate u arrestuan këtë të enjten me akuzën e rrëmbimit të dy vajzave. Milionerët e njohur janë ndaluar për 24 orë, sipas njoftimeve të agjencive rumune.

Në emër të të dyve është hapur një dosje hetimesh për trafikimin e qenieve njerëzore nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Rumani (DIICOT).  Tristan dhe Andrew Tate u dërguan në selinë e DIICOT si të dyshuar për formimin e një grupi të organizuar kriminal që përdorte vajza për video të rriturish.

Sipas mediave, autoritetet kontrolluan edhe një ish-police, e dyshuar edhe ajo si e përfshirë në çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore. Ajo u mor në pyetje së bashku me vëllezërit Tate.

Andrew Tate and Tristan Tate arrested in Romania

Në muajin prill, dy vajza të reja, njëra prej të cilave me nënshtetësi amerikane, u gjetën në një vilë në Voluntari nga policia dhe prokurorët. Vajzat pretenduan se ishin mbajtur me forcë nga dy vëllezërit britanikë. Më 11 prill, Tristan dhe Andrew Tate u morën në pyetje për 5 orë në DIICOT.

Më pas u liruan, por hetimet vazhduan. Tristan dhe Andrew Tate janë praktikues të kickboksit. Ata u transferuan në Rumani disa vite më parë. Milioneri Tristan Tate njihet si ish-kampion i kikboksit dhe ish i dashuri i Bianca Dragusanu.

Andrew, një ish-konkurrent i Big Brother ka pothuajse 3.5 milionë ndjekës në Twitter. Kohët e fundit ai u përfshi në një sherr në rrjetet sociale me aktivisten për klimën Greta Thunberg. Pasi u mburr për emetimet e karbonit të supermakinave të tij, Thunberg u përgjigj se Tate kishte “energji të vogël në pantallona”.

Postimi i saj mori gati 3 milionë “like”. Ai ka fituar famë të mëtejshme në internet për mjaft komente provokuese rreth grave. Disa organizatat e kanë akuzuar për “mizogjini ekstreme”. ©LAPSI.al

https://twitter.com/GretaThunberg/status/1608056944501178368?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1608056944501178368%7Ctwgr%5E49ca6e2a05e953df96e9a328f4b47a4bd8b813ae%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.lbc.co.uk%2Fnews%2Fandrew-tate-arrested-romania-human-trafficking-us-embassy%2F



6 Comments

  1. Ok lapsi, sa per ta dit greta eshte marsiste, kunder sistemit kapitalist kurse tristan tate eshte per cdo gje qe ofron free market.

  2. Nje rrot kari qe sugjeron se me qene burre duhet me qene kar. Tip Nojzi me artikulim me superior, qe u soll verdalle nga nje adoleshente me cregullim kromozomik.

  3. “The American”, rrofte free market qe prodhon llo-lloj frankestein-i duke filluar qe nga kari-dishanet deri te keta dy vllezrit halabake.

  4. Nje gje nuk kuptova, cili eshte interesi per te perkthyer ne shqip kete lajm per personazhe Big Brotheri ne Rumani ? Pyes per nje shokun tim, jo per vete.

    1. Mos flit per ceshtje qe nuk ja ke idene o Musa bythqiri.

      Tate eshte arrestuar sepse ka muaj qe flet kunder globalisteve.

      U ka dal nga kontrolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *