• |
ide | kryesore

Atë që nuk e bën Valencia e bën Gattuso: gjesti i bukur për festa vlerësohet nga media spanjolle

-Instant, Sport
gattuso



Pavarësisht se e pati të vështirë të gjente një pankinë, pas bojkotit të tifozëve kur u përfol për Tottenham, Gattuso ka treguar edhe një herë se ka një zemër të madhe. Ajo që tekniku italian ka bërë për punonjësit e Valencia është vënë në pah nga të gjitha mediat spanjolle.

“Jeta më ka dhënë shumë. Më pëlqen të bëj dhurata, nuk më pëlqen t’i marr ato. I dua të gjitha festat, por mbi të gjitha Krishtlindjen. Kam pritur gjithmonë dhurata nga babi, mami dhe e gjithë familja. Është diçka që më kujton kur isha i vogël. Është shumë e rëndësishme në shtëpinë time”. Me këto fjalë Gennaro Gattuso shpjegoi gjestin e shpenzimit të mijëra euro për dhurata dhe donacione për të gjithë stafin e klubit spanjoll. Sjellje e vlerësuar nga shtypi dhe tifozët e Valencias, të cilët adhurojnë mënyrën se si ai drejton dhomën e zhveshjes si një familje.

Lexo më tej: Video/ Diakhaby merr kartonin e kuq në pankinë, Gattuso kap me shkelma… shishet e ujit

Nuk është hera e parë që Ringhio bëhet protagonist i gjesteve bujare. Bëri një gjë të tillë, si kur drejtonte grekët e OFI Kretë, ashtu edhe kur stërviste në Pisa. Gattuso kontribuoi nga xhepi i tij për të paguar rrogat e lojtarëve pasi klubet po lundronin në ujëra të këqija. Në vitin 2019 ai hoqi dorë nga dëmshpërblimi i largimit nga Milan për të garantuar pagesën e plotë për stafin e tij. Në fund, në Napoli, gjatë Covid, ai hoqi dorë nga disa rroga për të ndihmuar klubin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *