• |
ide | kryesore

Barrikadat, KFOR: Palët të shmangin çdo retorikë nxitëse

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



KFOR-i ka mirëpritur vendimin për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës pas 20 ditësh që kishin bllokuar qarkullimin në disa rrugë kryesore. Në një komunikatë për media thuhet se heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt dhe në mënyrë të sigurt, duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku.

“Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm. KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet. Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të bazuar në Rezolutën 1244 të 1999”, thuhet në komunikatë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *