• |
ide | kryesore

Berisha: Arsyeja pse largimi i të rinjve është lajm i mirë për qeverinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është takuar me rrjetin ndërkombëtarë të departamentit “Brain Gain”, ndërsa tha se fokusi i partisë që ai drejton do jetë tek rinia dhe mbrojta e elitës, që për Berishën janë “ajka” e një kombi.

Ai theksoi se e majta ka goditur elitat dhe kjo është tashmë e faktuar.

“Për një komb, për një shoqëri, çështja e elitës është kryesore, Krijimi i elitës së aftë, atdhetare,një elitë kompetente përbën pasti madhore kombëtare, përbën një objektiv të rëndësishëm të forcave të PD dhe forcave konservatore. E vërteta është se në një vështrim të zhvillimeve të dakadave të fundit, e majta përsëri mbetet shkatërrimtare të elitave për shkak të objektivat që ajo përcakton ndaj tyre”, tha Berisha.

Ai tha se është trishtuese fakti kur shikon se mijëra shqiptarë detyrohen të largohen nga Shqipëria. Sipas Berishës, qeveria është përgjegjëse direkte për këtë situatë të trishtë.

“Kjo nga një agresion brutal i krimit, drogës, i lidhjeve të qeveritarëve. Për këtë qeveri largimi i të rinjve është lajm i mirë, sepse e dinë që dobësohet në maksimum fuqia protestuese dhe pakësohen votat kundër tyre. Për vendin, për kombin, kjo është një katastrofë”, tha ajo.



1 Comment

  1. Sa bukur e keni mbyllur lajmin:
    “………, për kombin, kjo është një katastrofe,” tha ajo.
    Pa tjetër ajo që tha duhet të ketë qenë një rruspie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *