• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Para se të ndërronte jetë, Shpresa Cani u dhunua nga policia bashkiake

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shpresa Cani ka përjetuar një situatë të rëndë para se të ndërronte jetë në korridoret e Bashkisë së Lushnjes. Ndërsa i kërkonte llogari punonjësve dhe drejtuesve të bashkisë që i kishin hequr ndihmën ekonomike, 48-vjeçarja u përball edhe me forcat e policisë bashkiake, të cilët e nxorrën me forcë nga zyra e kryetares së Bashkisë.

Rrethanat në të cilat u përfshi Cani janë sqaruar në një status të kreut të PD-së Sali Berisha, i cili e quan vdekjen e saj një akt çnjerëzor. Statusi i Berishës më poshtë:

Pashpirtesi!!

Shpresa Cani, 48 vjeç vdes në zyrën e kryebashkiakes së Lushnjes,Bashkia i hoqi ndihmen ekonomike! Pashpirtësi dhe vetëm pashpirtësi!

Te dashur miq, qytetari dixhital informon se gjendja shëndetësore e Shpresa Canit u rëndua pas debatit me punonjëset e Bashkisë Lushnje. Fillimisht 48 vjeçarja, Shpresa Cani ka debatuar me drejtorëshen e drejtorisë së ndihmës ekonomike, Anila Çela, bashkëshorte e deputetit Bujar Çela i PS-së, ku I është refuzuar përgjigje dhe zgjidhje për problemin e saj. Pas debatit, 48 vjeçarja ka kërkuar takim me kryebashkiaken Eriselda Sefa, duke arritur të shkojë deri në paradhomën e kryebashkiakes. Aty është tentuart të nxirret me forca nga Policia Bashkiake, ku dhe është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.

48 vjeçarja, Shpresa Cani kishte shkuar në Bashkinë e Lushnjes për tu ankuar për heqjen e ndihmës. Cani ishte në kushte të vështira ekonomike por edhe shëndetësore. Duke shrehur ngushellimet me te ndjera familjes për humbjen e njeriut të dashur dënoj këtë akt çnjerëzor si vrasje shtetërore me terror psikologjik dhe ekonomik vdekjen e Shpresës në zyrat e shtetit nga zemërimi i shkaktuar nga pashpirtësia e zyrtarëve të sektit çnjerëzor të Rilindjes së Edi Ramës.



7 Comments

  1. Do me thene, po qe deputet duhet te kesh gruan dhe te afermit drejtore bashkiake dhe ne aparaturat shteterore. Po qe gjykates, duhet te kesh burrin/gruan avokat apo ne ministri te drejtesise, po qe polic po ashtu..Rrjet i tere parazitizmi qe mbahet sot nga Riqelbja por qe i ka rrenjet edhe ne qeverisjen e meparshme te PD. Shiko shehin apo ndoken etj etjqe gjithe njerezit, megjithese ne sopozite, i kane neper institucione shteterore..Nuk paska fund cica e nenes Parti..me paret e bukes se femijeve tane!

  2. Mjafton të hysh në sistemin e rrogëtarëve të Bankës së Shqipërisë dhe sheh gjith fëmijët e pozitës dhe opozitës të punësuar. Për të mos folur për KLSH dhe institucione të tjera. Kjo prodhon status quo

  3. Perfundimisht cdo dy ose tre vjet zyra e kryetarit te Bashkise Lushnje inagurohet ose me granat difensive ose me shkelma dhe shtyrje deri ne vdekje,suksese ne jete dhe pula e zeze nuk e zgjidhe hallin duhet nje dem i zi😂😂😂

  4. O moj Shqipni,e mjera,Shqipni!Kush te ka qit,me krye n’hi?Komplet rilindja,me Polici (te rendit,apo bashkiake,nuk ka randsi),patronazhista e soj-specialista,neper bashki.Kurr,mos u ngopshi-jaraabiiiii! Nga hundet,ju dalshin dhe e pagufshi,ne familje dhe ne femi!

  5. Mallkimi i Zotit ju rafte mbi kokë që nuk i dhatë ato 1000000 lekë të vjetra invalidëve.
    O kanibale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *