• |
ide | kryesore

Johnny Depp akuzohet për sjellje të pahijshme

Paparazzi, Slider



Johnny Depp po përballet së fundmi me të tjera akuza. Sipas një raporti nga The Daily Beast, Depp i ka trajtuar kolegët e tij po aq keq sa i trajtonte ata para gjyqit.

Aktori Bernard Montial ishte ai që i zbuloi i pari këto thashetheme gjatë talk show-t francez ‘Touche pas a mon poste!’ në tetor. Aktori tregoi se Depp dhe regjisorja u përplasën gjatë gjithë xhirimeve të ‘Jeanne du Barry’. Sipas tij ai  ishte jashtëzakonisht i vrazhdë ndaj Maiwenn Le Besco. “Kam dëgjuar disa gjëra nga xhirimet, gjëra shumë serioze. Ata nuk shkojnë fare mirë. I bërtasin njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës.”

Brenda produksioneve të ‘Pirates of the Caribbean’, Johnny Depp u bë i famshëm për vonesat e vazhdueshme dhe ankesat e tjera. Një artikull i Hollywood Reporter nga viti 2017, zbuloi se aktori kishte probleme të tepruara me alkoolin, përleshje fizike me Heard dhe vonesë të vazhdueshme në xhirime. Por producenti Jerry Bruckheimer doli në mbrojtje të tij  duke deklaruar presionin që Depp kishte në atë kohë. Ju duhet të kuptoni llojin e presionit nën të cilin ishte Johnny në Australi. Ndonjëherë helikopterët e ndiqnin në shtëpi. Do të kishte aq shumë media jashtë portave të tij. Kishte kaq shumë gjëra të trilluara : se Johnny pati një grindje në xhirime dhe ishte kthyer në Shtetet e Bashkuara, për të cilat ne të dy  ulexuam ndërsa ishim në trailerin e tij./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *