• |
ide | kryesore

Lubonja: Shqipëria nën një regjim banditesk që shemb pallate në 4 të mëngjesit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Durrësit, lubonja



Duke komentuar ngjarjet që shënuan 2022, shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja u ndal tek çështja e inceneratorëve. Sipas tij ky është një nga skandalet më të rëndë për të cilin drejtësia nuk vepron, edhe pse provat janë. Ai fajësoi qeverinë duke e ngarkuar me përgjegjësi ligjore dhe morale.

“Unë gjykoj se çështja e çështjeve është: “Këtë 1-vjeçar Shqipëria ka bërë hapa para apo pas në kuptimin e përgjithshëm të treguesve për një vend që përparon apo që shkon drejt degradimit”. Mund të merremi gjithë ditën dhe të themi sa keq është opozita, por në thelbin e vet edhe qenia keq e opozitës është një tregues se Shqipëria është një vend keq e më keq. Sepse një vend sa më i shëndoshë nga ana demokratike të jetë, aq më të fortë e ka edhe opozitën.

Inceneratorët janë akoma më tepër një nga treguesit e asaj që Shqipëria po bën keq e më keq. Po ju përmend vetëm kaq. Këta të këqijtë që përmendim ne kaq shumë, Berisha dhe Meta janë akuzuar gjithashtu. Ilir Meta për një 700 mijë euro. Rruga e kombit, Gërdeci… Merrini të gjitha. Le të gjykojë publiku se ku ishte vjedhja dhe skandali më i madh.

Mendimi im është për aq sa e kam ndjekur unë, çështja e korrupsionit ka qenë më në kontroll sepse ka pasur edhe opozita më të forta që ngrinin zërin, bënin protesta, siç ndodhi edhe 21 janari.

Skandali i inceneratorët është një nga më të rëndët, për atë ç’ka ka ndodhur jo vetëm me shifrat, por për mënyrën se si është vënë një shtet i tërë në funksion të një vjedhjeje super-gjigante. Kjo tregon se si drejtësia nuk vepron ndaj këtyre, edhe pse provat janë sheshit. Për përgjegjësi ligjore, po se po dhe morale që ka ajo parti që është në pushtet, me në krye Edi Ramën.

Në këtë aspekt unë e shikoj me shumë pesimizëm atë se ku po shkon Shqipëria. e kisha pak të vështirë të flisja për opozitën në nisje për çështjen a është e dobët opozita.

Sot në Shqipëri nuk është problemi opozita, po një regjim banditesk që zgjohet nga ora 4 e mëngjesit dhe hedh në erë një pallat të njerëzve ndërkohë që gjyqi është po atë mëngjes. Kjo tregon çfarë bande kriminale është në pushtet dhe ne merremi me Sali Berishën dhe të tjerët në opozitë” – tha Lubonja në emisionin “Open”. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Gjeja e pare dhe kryesore qe perpiqen te bejne regjimet eshte te bejne njerezit te besojne se ky eshte fati i tyre. Pastaj cdo gje eshte e lehte

    1. ky psikopat nuk ka nevoje te tregoj asgje.antishqiptarizmi i ketij injoranti do te vazhdoje derisa te mbeshtetet nga klani mafioz sorros.nese ekuilibri ndryshon,fundi i ketij do te jete i tmerrshem.

    1. Me kujtohet Zef Brozi ish kyetar I gjykate se larte .
      SALI demokrati donte ta arrestonte pa asnje vendim gjykate apo rregulli.
      E rrethoj me police gjykaten e larte sa kalimtaret u tmerruan.
      Nderhyri konsulli ambasades amrikane duke I dhene nje vize amerikane.
      Po pse cante bythen Saliu,konsulli e shoqeroi deri ne aeroplan brenda Zefin dhe mbasi aeroplani mbylli dyert piloti mori urdher qe te zbriste Zefin.Situata u ngri fare,aeroplani ndezur nuk nisej derisa dikush (amerikanet e kercenuan Saliun e mrekullueshem) e zhbllokoi situaten.
      Dhe keshtu u arratis Zef demokracia.
      Lubonja na tregon oren 4 te mengjezit.
      Harrohet shpejt dajaku dhe vrasjet e Saliut.
      Po mire ja u ben kur jua mban samari.

  2. Nga Italia jep mend ky. Ka ngel pa leke atje, dhe vjen e shet mend ne Shqiperi. Nuk mund te besh analize, kur me ate qe analizon ke inate personale. Nuk i bihet fyllit ne nje vrime.
    Se jeni bere si vasal te Irfanit, shiteni per 2 lek.

    1. japin mend sufllaqexhinjte si puna jote,nga bodrumet e ekspozites,per nje sufllaq te qelbur.apo quheni patronazhistet?gra qira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *