• |
ide | kryesore

Ndërron jetë legjenda e futbollit, Pele

-Instant, Arkiva, Sport, Të fundit



Legjenda e futbollit Edson Arantes do Nascimiento Pelé ka vdekur në moshën 82-vjeçare, viktimë e kancerit të zorrës së trashë . Ylli brazilian e kishte luftuar këtë sëmundje që nga viti i kaluar dhe shëndeti i tij ishte komplikuar ditët e fundit. Ai kishte ndaluar së reaguari ndaj kimioterapisë dhe po merrte kujdes paliativ në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo.

Ai u shtrua në këtë spital, të njëjtin që shkonte rregullisht për të marrë kimioterapi, të martën e kaluar për një rivlerësim të trajtimit të tij për kancerin e zorrës së trashë dhe vuante nga një infeksion respirator. Në një deklaratë , spitali raportoi të shtunën se përgjigja e ish-futbollistit ishte e mirë dhe se ai po i përgjigjej mirë trajtimit kundër këtij infeksioni.



2 Comments

  1. “Mbreti” i futbollit Pele nderroi jete.
    Para pak ditesh nje tjeter magjistar u kurorzua “Mbret “, Lionel Messi.
    Vdiq Mreti, rrofte Mbreti.

  2. Nje emer legjendar me te cilin jemi rritur.

    Une jam rritur ne epoken e Ronaldo ” fenonomenit”, Roberto Carlos, Zidane, Henry, Vierit e Baxhos por emrat e Pele dhe Maradona kane qene te pavdekshem dhe shume te degjuar edhe per ate kohe.

    Zoti qofte me Pele dhe I dhente paqen e perjetshme.

    Ngushellime familjes.

    Ne pakten ne planting Toke, nuk do kesh kurr vdekje sepse emri yt eshte i perjetshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *