• |
ide | kryesore

Nga 12 milionë euro në 127 në vetëm gjashtë muaj: investim i çmendur i Chelsea për Enzo Fernandez

-Instant, Sport
Enzo Fernandez



Chelsea dëshiron Enzo Fernandez, dhe Blues e duan argjentinasin me çdo kusht. Londinezët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të rrëmbyer mesfushorin, lojtarin më të mirë të ri në Botërorin e Katarit, që në janar. Portugezët dhe në veçanti presidenti i tyre Manuel Rui Costa, do të përpiqen të bindin kampionin e ri të botës që të qëndrojë me Shqiponjat të paktën deri në fund të sezonit. Por shpresat për ta mbajtur Enzo Fernandez janë të pakta.

Bomba vjen direkt nga Portugalia. Chelsea dëshiron Enzo Fernandez, dhe e duan lojtarin menjëherë. Për këtë arsye, pasi Benfica i rezistoi ofensivës së parë të Blues, në Londër janë gati të rikthehen. E të mendosh se refuzimi i parë ishte për një ofertë prej 100 milionë euro. Kështu që është e kuptueshme, se oferta e re do të jetë e bujshme. 127 milionë euro, bë fakt, që korrespondon me klauzolën e lirimit të mesfushorit. Klauzola, prezente në kontratën e lojtarit të ri më të mirë të Botërorit të kaluar, detyron luzitanët ta lënë Enzo të largohet. Gjithnjë nëse nuk arrijnë ta bindin të refuzojë avancimet e klubit të Stamford Bridge.

Megjithatë, shanset që presidenti Manuel Rui Costa të mund të bindë Enzo Fernandez të qëndrojë në Portugali janë mjaft të ulëta. Kjo sepse, sipas raportimeve të Record, 21-vjeçari është i orientuar për të bërë kapërcimin në kualitet. E Premier League është pikërisht i tillë. Prandaj, fati i ish-River Plate duket i vulosur. Në ditët në vijim ai mund të bëhet një lojtar i ri i Chelsea. Të mendosh se Benfica, jo më shumë se gjashtë muaj më parë, e bleu nga klubi i Buenos Aires për vetëm 12 milionë euro…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *