• |
ide | kryesore

Protestë tek ambasada serbe në Tiranë, qytetarët thirrje në mbështetje të Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ambasada



Ditën e sotme është zhvilluar një protestë tek ambasada e Serbisë në Tiranë nga shoqëria civile dhe qytetarë të tjerë. Protesta vjen në kuadër të tensioneve në veriun e Kosovës.

Protesta ka qenë paqësore dhe pjesëmarrësit kanë shfaqur pankarta me mesazhe mbështetëse për Kosovën. Ata kanë deklaruar ndër të tjera se “Serbia po nxit luftë” dhe se “Serbia ka qenë gjithmonë satelitit i Moskës në Ballkan”, mesa deklaratash të tjera për mikrofonin e News24.

Ndër të tjera aktivistët në protestë deklaruan se nuk është vetëm problemi i barrikadave në veri të Kosovës. Por, sipas tyre janë edhe provokimet që sipas tyre janë bërë me anë të nismës së “Open Balkan”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *