• |
ide | kryesore

Parashikimi i Ramës: Barrikadat do ta thyejnë sërish monotoninë e hiçzgjidhjes!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në pamundësi për të qenë në anën e qeverisë së Kosovës, siç do të ishte normale për një kryeministër të Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një përshkrim me nota letrare ngërçit që u krijua në veri të Kosovës, tashmë që barrikadat po hiqen.

Në reagimin e tij, kryeministri i Shqipërisë e përshkruan situatën si një përsëritje automatike të të njëjtave veprime, me risinë që “barrikadat” sipas tij, u pranuan nga SHBA dhe BE si mjete paqësore të protestës. Në fund, e quan “hiçzgjidhje” faktin që barrikadat po hiqen dhe parashikon rikthimin e tyre.

“Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!

Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!

Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!” ka shkruar Rama në rrjetet sociale, duke parashikuar kthimin e barrikadave sërish në veri.



18 Comments

  1. Te jete per Ramen, vihen barrikadat te Ura e Zogut. Pervecse e do te ndare Kosoven, e do edhe te braktisur nga nderkombetaret. Albini i ka zene driten e diellit.
    Gjithmone Rama para levizjeve te Albinit eshte i zene kaps. Albini nuk e merr kurre seriozisht dhe i ka duart te lira prej tij, pasi e konsideron kundershtar qe ne fillim.
    Me vjen keq per Vuciqin qe edhe ai si Rama jane shume mbrapa Albinit ne levizjet politike, ku duket sheshit qe deshtojne ne iniciativat e perbashketa ne raport me Kosoven por edhe rajonin.

  2. Partizanet e ndarjes se Kosoves prej vitesh qenkan merzitur qe skenari nuk u realizua as me barrikadat…

    Madje paskan mllef te madh qe ShBA e BE nuk e lejuan edhe kete here ndarjen e Kosoves.

    Por kjo nuk habit askend, as ne Kosove e as ne Shqiperi.

  3. Hiczgjidhje!!! Wow! Tani gjithe stani mavi do ta kene trendy kete si fjale.

    Se me mjekrat u pa cfare u be. La cjapi mjeker, e gjithe tufa pas.

    1. e vertet
      ashtu si perdorin fjalen “drejt” ne vend te ne apo te tek
      fjalen fundvit
      jo me larg poshte lart majtas se dje e te tjera shpellarizma te gazetaris

  4. Dole mor qenef kryemut me fol edhe ti eahh..!?
    Shko moj kurve e Vucicit!
    Copra muti nxjerr nga vrima e halase nen hunde!
    S H K E R D H A T E

  5. Kurti eshte nje hic dhe ne hic do te shkoje.
    Kurti me ate lopcaren mohojne UCK dhe behen patriote prej karrote.
    Kurt ngeli ne dere te botes sepse lirine ja dhane te tjeret dhe me keto barrikada nuk ka zgjidhje dhe as zgjedhje.
    Ato jane perseritur ka kaq vite dhe ne fund edhe serbet edhe kosovare shkojne te flene.
    Perfundimisht europa ka shume frike dhe serbia tall bythen do hyjme me BE po ama ruset i duam.Ose keshtu ose morem ruset.
    Nje zgjidhje per te vdekurit.

  6. Miku i yt,or i urryer,i jep urdherat kur me i vu dhe kur me i hek barrikadat.
    Prandaj or karaxhoz mbyll gojen. Meqenese nuk ke kungull me rregullu punet,te pakten mos i prish ma shume sec i ke prishe.
    L E G E N

  7. Ky eshte rrotekarizuar me keq se cka qene. Gjithologu i rrotekarizuar po merr ne qafe edhe Kosoven se Shqiperine e beri nevojtore

  8. Une propozoj nje shkembim te Mitrovices me Presheven, por me kusht qe te merren territore shtese si pasoje e territoreve te Presheves dhe Bujanovcit qe s’mund te marrim dot pasi qellojne te jenene nje lugine ku kalon korridori Selanik-Budapest.

  9. Disenjatori alias piktori i zgjidhi problemet e vendit te vet dhe i jep leksione te tjereve , mire thone idioti shet mend se kush i ka i ka per vete , po populli qe i shkon pas i cfare llojit eshte valle a ka njeri ti verë emer ketij biçim lloji , …….

  10. Reagim i frustuar, me aforizma e metaforizma sikur ta kene rrahur me kamxhik, mir qe sfuti edhe Ismail qemalin ne kete pershkrim, se e ka zakon kur nuk di se ca te thote.

  11. Ky ideatori i ndarjes Kosoves,ky qe trembet nga lulekuqi do pergjigjet nje dite para kombit per cka ben me perkrahjen e sorromutit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *