Sara Hoxha ka zbuluar së fundmi detaje nga reality-show “Big Brother Vip 2”. Gjatë një interviste në “Goca dhe Gra”, Sara u shpreh se jo të gjithë dinë ta menaxhojnë formatin e “Big Brother.”
“Jo të gjithë dinë ta menaxhojnë Big Brotherin. Nuk është resort me pesë yje që të shkosh aty të bësh kërkesat, të lyhesh e të marrësh disa like në Instagram. Big Brotherin duhet ta menaxhosh. Ndonjëherë rëndojnë edhe psikologjikisht, pasi je larg fëmijëve. Siç është rasti i Oltës. Kam rastisur me familjarët e konkurrentëve dhe e shohin kështu se kushedi çfarë do u ndodhë”, u shpreh producentja.
Gjithashtu ajo zbuloi disa ndryshime që kanë vendosur këtë vit. “Këtë vit nuk lejohen dronët. Nuk lejojmë shumë diskutime politike, fushata, fyeje, ofendime. BBV merr masë ndaj çdo gjëje që i kalon caqet”, tregoi Sara duke shtuar se “Viti i Ri na pret me hyrje të reja” . Big Brother Vip Albania” nisi të shtunën që lamë pas, ku pjesë e formatit janë 15 personazhe të njohur të artit dhe televizionit. Ata do të konkurrojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh./Lapsi.al
Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/12/28/olta-gixhari-thyen-rregullat-e-big-brother/