• |
ide | kryesore

Serat e kanabìsit në Berat/ Prokuroria vendore përcjell dosjen në SPAK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Prokuroria vendore në Berat ka marrë vendimin për të përcjellë dosjen e serës së kanabìsit ku u arrestuan 11 persona dhe mbahen nën hetim 95 gra në SPAK.


Sipas gazetares Klodiana Lala prokurorët kanë dalë në konkluzionin se ka dyshime që aktiviteti zhvillohej nga 2 grupe kriminale.


Lidhur me zbulimin e serave u sekuestruan rreth 800 kg kanabis për përpunim, ndërsa u përjashtuan nga policia dhe u ndëshkuan me ulje në gradë një sërë zyrtarësh të policisë së Beratit

Gjithashtu bëhet me dije se çështja do t’i kalojë SPAK për shkakun se pas hetimeve 2-mujore nga prokuroria e Beratit është zbuluar se kultivimi dhe trafikimi i drogës ishte i organizuar nga 2 grupe kriminale, një në veri dhe një në jug, kompetencë kjo e Prokurorisë së Posaçme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.