• |
ide | kryesore

Zhduket babai i futbollistit gjerman Brünker: 100 policë, qen e helikopterë, por asnjë gjurmë

-Instant, Sport
Brünker



I zhdukur, prej gati një jave. Më 23 dhjetor humbën të gjithë gjurmët e Dirk Brünker, babait 61-vjeçar të Kai, sulmuesit të Magdeburg (divizioni i dytë gjerman). Babai i futbollistit u zhduk pasi shkoi në një restorant mbrëmjen e së premtes 23 dhjetor. Në fund të darkës ai u kishte bërë të ditur darkuesve se do shkonte të takonte një mik. Gjatë rrugës do t’i duhej të kalonte Brigach, një lumë që e ndan Villingenin në dy pjesë.

Të mërkurën, pesë ditë pas zhdukjes, policia, e aktivizuar që në orët e para të zhdukjes, lëvizi duke përdorur mbi 100 agjentë, qen dhe helikopterë. Megjithatë, ende nuk ka gjurmë të personit të zhdukur. As përdorimi i një kamere të imazhit termik nuk ndihmoi në gjurmimin e tij. “Ne po hetojmë në të gjitha drejtimet, nuk po përjashtojmë asnjë pistë”, tha një zëdhënës i policisë.

Lexo më tej: Zhduket Ramsey, habit shpjegimi i itrajnerit: ish-lojtari i Juventus nuk kthehet te Nice pas Botërorit

Nëpërmjet rrjeteve sociale Kai Brünker ka dashur të falënderojë ndjekësit, që po e mbështesin në këto orë ankthi: “Unë dhe familja ime jemi befasuar nga pjesëmarrja juaj në kërkimin e babait tim. Ne dëshirojmë t’ju falënderojmë për këtë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se familja. Vlerësoni tuajën dhe shijoni kohën e kaluar me të dashurit tuaj”. Fjalë zemre të futbollistit, me shpresën se do të përqafojë shpejt të atin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *