• |
ide | kryesore

15 mijë të zhdukur në Ukrainë që nga fillimi i luftës

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Mijëra ushtarë dhe civilë janë raportuar të zhdukur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit, sipas këshilltares presidenciale Aliona Verbytska.

“Rusia aktualisht ka konfirmuar 3 392 të burgosur ukrainas, por në Ukrainë rreth 15 000 njerëz konsiderohen të zhdukur, duke përfshirë shumë civilë. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me ta. A janë edhe ata robër rusë? Ajanë marrë nga territoret e pushtuara nga Rusia apo ndoshta janë vrarë shumë kohë më parë? Kjo pasiguri ka qenë veçanërisht e vështirë për të përballuar të afërmit”, tha Verbytska.  

Ajo është gjithashtu këshilltare e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ndihmon në kërkimin e personave të zhdukur. Autoritetet ukrainase kanë theksuar vazhdimisht se familje të tëra, duke përfshirë fëmijë, po dërgohen nga territoret e pushtuara në Rusi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *