• |
ide | kryesore

Alibeaj bën bilancin e 2022: Berisha po mban peng opozitën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale në këtë fundvit, shprehet se ishte një vit i vështirë për demokratët. Për Alibeajn, sot opozita mbahet peng nga Sali Berisha dhe Edi Rama. Duke i quajtur vjetërsira politike, Alibeaj shprehet se Berisha dhe Rama njëri-tjetrin në skenën gjysmë të rrëzuar të politikës, me shpresën se pa njërin, as tjetri nuk do e ketë më të gjatë.


Alibeaj shpreson që me ikjen e 2022, PD të mundi atë që Alibeaj e quan regjimin dhe të lënë pas shpifjet dhe mashtrimet.


Postimi:

2022 !

Ky ishte një vit i vështirë për demokratët dhe pa dyshim një nga më të vështirët e tranzicionit të gjatë për shqiptarët.

Në kushtet e një regjimi që ka hedhur rrënjë në çdo hallkë të shtetit, ku drejtësia e ka gjithnjë e më të vështirë të jetë funksionale dhe e drejtpërdrejtë, ku opozita po kalon kohën më të madhe në përçarjet mes vetes dhe halleve personale, qytetarët e thjeshtë e kanë vërtet të vështirë të ringrejnë shpresën për ndryshimin që kërkojmë të gjjthë.

Të mundësh një regjim të instaluar nga hallka më e fundit dhe deri në majën e shtetit është një mision i vështirë, por jo i pamundur. Për ta bërë këtë, së pari, duhet të jemi të vërtetë me veten, me faktet, me atë që ndodh, dhe mbi të gjjtha me alternativën që mund të sjellë ndryshimin.

Të mundësh një regjim të mirëstruktuar patronazhist duhet një organizim i fortë, angazhim i strukturave partiake. Por mbështetja dhe vota e elektoratit të pavendosur, të qytetarëve të zhgënjyer nga banaliteti i politikës së ditës, është kusht i domosdoshëm për opozitën që të vijë në pushtet. Dhe për të bindur këtë kategori, opozita ka nevojë për alternativë dhe figura të pakompromentuara. Për politikanë të papërfshirë në afera korruptive, larg gjuhës së urrejtjes, linçimit. Sepse ky është modeli që shqiptarët kanë parë mjaftueshëm me Edi Ramën.

Të mundësh një regjim, mbi të gjjtha ka nevojë për moral dhe vërtetësi. Jo nga ato përbetimet e zakonshme të atyre që shahen e kërdisën, e më pas përtypin cdo gjë për hir të karriges. Intrigat, kurthet dhe hilet janë mekanizmat në duart e politikës së vjetër, që përpiqet të mbahet në këmbë me metodat komunistë. Me të njëjtat metoda, Edi Rama dhe Sali Bërisha mbajnë sot peng opozitën, e bashkë me të edhe ndryshimin që presin shqiptarët. Dy vjetërsirat e tranzicionit mbajnë njëri-tjetrin në skenën gjysmë të rrëzuar të politikës, me shpresën se pa njërin, as tjetri nuk do e ketë më të gjatë. Lojrat meskine, pazaret dhe marrveshjet, që ndër vite kanë bërë me njëri-tjetrin, i bëjnë të duken lojtarë të fortë, ndonëse të rrënuar nga hija e skandalevë dhe vula e non gratave.

Të mundësh një regjim duhet të largosh bashkë me të edhe të gjithë elementët që e mbajnë në këmbë. Dhe për të arritur këtë qëllim, nuk ka rrugë të mesme, nuk ka kompromise. Balta që prodhon regjimi dhe aleatët e tij, kurthet që ngrejnë dhe bullizmi që prodhojnë janë vetëm një pjesë e përpjekjeve për ta mbajtur në këmbë sistemin që kanë ngritur. Ajo që na bën ne të fortë është vendosmëria për t’u përballur me moral dhe vërtetësi. Me forcë dhe me kurajo. Mbi të gjitha, me dinjitet dhe më virtytin e çdo demokrati që beson se PD është forca e krijuar për të përfaqësuar dinjitetin njerëzor. Me ikjen e 2022, të mundim regjimin dhe të lëmë pas shpifjet dhe mashtrimet
✌️✌️✌️



14 Comments

    1. O gjysem opinge, mesoje o komunist se dikush hiqet me VOTE dhe jo me deshire. Edhe une kam deshire tja shkerdhej robt Ramazan Rames nje minute e me pare, por ca ti besh se ka shume komuniste si puna jote qe e kane votuar (megjithese dhe kjo ha diskutim sepse i benin votat e PD-se te pavlefshme nen kamera e se rrunin fare patronazhistet se kishin marre garanci nga Xoni), dhe kshu qe duhet te presim zgjedhjet e rradhes. Bythqir mashkull!

      1. Juve zotri Ballist, jeni nje nga ata trimat e Selfo Qorrit qe i masakrojne pulat e pjekura. Mos ju nda sales, ndiqe nga pas si qen i rrahur dhe besnik.

  1. Opoziten e mban peng Gjykata me kerkese te Kryetarit te pazgjedhur te opozites, Alibeaj.
    Perse nuk paraqitet ne gjykate PD e vules e ta “marre” opoziten ?!

    Si e mban peng Berisha pa vulen, pa logon, por me mbeshtetjen e anetaresise dhe frymen qe rindezi kur “te rinjte” e ngritur prejt tij ne PD nuk gezojne mbeshtetjen e anetaresise ?!

    Nuk behesh politikan se te emeruan, as kryetar partie se te mbeshtet ambasada, as demokrat me te shkuaren e gjyshit, Zoti Alibeaj !

  2. Ky alibeu qenka rrot avdalli. Flet per demokratet nderkohe qe as 5 njerez nuk ka nga mbrapa. I shkojne ca deputet nga ne kete idiotesi se i vendosi dora vet luli kundrejt pageses per ti patur si zara dhe ky alibeu i quan demokratë e parti.

  3. hahhaa, prostitute mashkull me exellent se ky Alileshi ska. I qe eshte VOTUAR per kryetar thote ky e mabn peng PD-ne. Ndersa ky qe e ka EMERUAR veten, kryetar, ky nuk e mabn peng:)))))) megjithese i ben blowjob Xonit nate e dite. Ja ky eshte standarti “demokratik” i “proamelikanit” Alibej:)

  4. Basha dhe Alibeaj per demin dhe tradhetine e madhe ndaj demokrateve duhet te pergjigjen nje dite.
    Urgjent te heqin dore nga vula dhete formojne parti te re po kane bythe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *