• |
ide | kryesore

Barrikadat në veri, ​ende të mbyllura dy pikat kufitare me Serbinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy pikat kufitare, ajo në Jarinjë dhe tjetra në Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura sot. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje.

Ndërsa pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat e vendosura nga bandat kriminale në veri, më 10 dhjetor. Barrikadat janë larguar në fshatin Rudar, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut.

Kujtojmë se barrikadat u ngritën më 10 dhjetor nga grupe kriminale serbe, si shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Ai dyshohet se organizoi sulm terrorist në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri të Kosovës.

Thirrjet për largimin e tyre “ranë në vesh të shurdhër”. Qeveria e Kosovës po priste KFOR-in që të largonte barrikadat.

Por ishte ndryshimi i aktakuzës të Dejan Pantiq nga paraburgimi në arrest shtëpiak, që shërbeu si shkëndijë për heqjen e tyre.

Thirrje për largimin e barrikadave kanë bërë edhe ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe ajo në Beograd, duke thënë se arrestimi i Pantiqit po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve.

Grupet kriminale serbe të maskuar kanë sulmuar Policinë e Kosovës, gazetarët dhe misionin e BE-së, EULEX.

Si pasojë, një polic i Kosovës është lënduar, për çka ka marrë edhe trajtim mjekësor./KosovaPress



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *