• |
ide | kryesore

Berisha: Rama përdori çdo mjet për gjunjëzimin e opozitës këtë vit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë komunikimit të përjavshëm me gazetarët nga selia blu ka deklaruar se gjatë vitit 2022 kryeministri Rama ka përdorur çdo mënyrë për të gjunjëzuar opozitën. Ai shtoi se pikërisht ky vit ishte i opozitës e cila sipas tij tani është më e fortë se kurrë.

Gjithashtu Berisha shtoi se për herë të parë u aplikuan primaret, duke bërë që Partia Demokratike t’i përgjigjet dhunës primitive dhe antiligjore me armën e lirisë.

“Nuk mund të mbyllja vitin pa paraqitur para qytetarëve shqiptarë një bilanc të vitit që lëmë pas në vlerësimin e partisë demokratike dhe timin. Në këtë kontekst viti 2022 do skalitet në muret e kohës si viti i opozitës shqiptare, sepse ndaj përpjekjeve të jashtëzakonshme të popullit opozitar, të partisë demokratike, për të qëndruar si një opozitë e vërtetë e kombit shqiptar u përdorën të gjitha mjetet e paligjshme kundër kësaj opozite për ta mbajtur si parti simotër të partisë së krimit në pushtet.

Edi Rama dhe qeveria e tij përdori çdo mjet, institucion, policinë, SHIK, drejtësinë me qëllimin e vetëm të gjunjëzonte opozitën. Përdori bandat, përdori forma nga më të turpshme të korrupsionit, gjer dhe sulmet fizike të paprecedentë ndonjëherë në historinë e vendit me qëllimin më ogurzi të zhdukjes së opozitës.

Këto përpjekje do nxijnë në historinë e turpit qëndrimin e ambasadores së SHBA e cila pasi në një akt madhor korruptiv kishte mashtruar qeverinë e vetë për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës bëri gjithçka t’i diktojë opozitës kryetarin e saj, përdori, abuzoi dhe shpërdoroi duke shkelur çdo ligj të këtij vendi dhe vendit të vetë, çdo konventë ndërkombëtare, çdo parim, përdori fuqinë e vendit të saj për t’i diktuar opozitës kryetarin, por ky është viti i opozitës sepse asgjë nuk mposhti dot idealet e demokratëve. Ata u ngritën fuqishëm kundër armikut të egër të votës së lirë, armikut të PD-së, u ngritën fuqishëm kundër atyre që përdoren korrupsion për të luftuar anti-korrupsionin, atyre që përdorën krimin për të luftuar anti-krimin. Pavarësisht se përfaqësonin vendet më të adhuruara nga shqiptarët si SHBA apo Britania. Qytetarët opozitarë qëndruan, këtë vit iu faktuan kombit dhe botës se Shqipëria ka një opozitë më të fortë se kurrë.

Për herë të parë u aplikuan primaret, PD iu përgjigj dhunës primitive , antiligjore me armën e lirisë”, u shpreh ai. 



13 Comments

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      o Jorgo, po ki pak dinjitet mor burrë, si mund të hysh në një stan me këto kokëtuët që komentojnë kundër Berishës!!!!?

      1. Ketu ka nga te gjitha llojet, por sigurisht fakti qe ti ne kete Stan sheh vetem ata qe komentojne kunder Berishes, tregon se nga rreh zemra jote.

        Dhe s’ka asgje te keqe. Por mos me bej mua parimorin. Se nuk ka gje qe ma shpif me shume se sa hipokrizia intelektuale. E urrej!

        Po WTF Je duke komentur ne websitin e nje tipi qe eshte ulur ne prehrin e Hoxhes kur ishte i vogel… ja qifsha robt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *