• |
ide | kryesore

Gjykata e Durrësit vendos ekstradimin e Faruk Ozer në Turqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit Durrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, që lejon ekstradimin në Turqi të themeluesit të platformës Thodex, Faruk Fatih Özer. Në seancën e sotme të drejtuar nga gjyqtari Valbon Çekrezi, u miratua vendimi i shkallës së parë mbi çështjen e Özer.

Ndërkohë, Özer nuk ishte i pranishëm në seancë, as avokati i tij, ndërsa e pranishme ishte avokatia e caktuar nga gjykata për çështjen në fjalë. Sipas gjykatës, për vendimin e sotëm të apelit, mund të bëhët rekurs në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë.

Më 17 nëntor 2022, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan vendosi pro lejimit të ekstradimit në Turqi të Özer. Ai apeloi vendimin e Gjykatës së Elbasanit, ndërsa seanca e parë në apel u mbajt më 16 dhjetor. Aktualisht Özer ndodhet në masën e sigurisë arrest me burg në Shqipëri, ndërsa në shkallën e parë ka përfunduar procesi gjyqësor në lidhje me ekstradimin e tij. Ndërkohë, autoritetet turke kanë theksuar se Özer do të ekstradohet në Türkiye pas procesit gjyqësor në Shqipëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *