• |
ide | kryesore

Hapen për qarkullim edhe pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak

-Instant, Lajme, Të fundit



Janë hapur për qarkullim pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, njofton Policia e Kosovës. Automjetet e para, përfshirë mjete të transportit janë parë duke kaluar nga territori i Kosovës në atë të Serbisë si dhe anasjelltas. Hapja e këtyre pikave kufitare pason largimin e barrikadave nga rrugët e pjesës veriore. Ato u bllokuan nga grupe të serbëve me 10 dhjetor.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, është bërë largimi i barrikadave në formën siç ato ishin vendosur dhe pas kësaj është vlerësuar edhe hapja e dy pikë-kalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat sot (30.12.2022) në orët e pasdites janë hapur për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia thotë se zyrtarët policorë në veri të vendit dhe në këto dy pika kufitare, do të vazhdojnë “me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të rendit publik dhe kushtetues”.

Bllokimi i rrugëve ndodhi pasi më 10 dhjetor institucionet e Kosovës arrestuan ish-policin, Dejan Pantiq. Pantiq u arrestua nën dyshimet se ka organizuar sulmin ndaj zyrave të Komisionit Qendror Zgjedhor në fillim të muajit dhjetor në Mitrovicë të Veriut si dhe në Zubin Potok.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *