• |
ide | kryesore

Historia e panjohur/ Pelé mori këtë nofkë nga talljet e shokëve

-Instant, Arkiva, Sport
Pelé



Nëse dëgjon emrin Pelé, menjëherë vijnë në mendje imazhet e legjendës së Barzilit. Por pak e dinë se nga vjen pseudonimi më i famshëm në historinë e futbollit. Pas emrit të vërtetë të Edson Arantes do Nascimento fshihet një anekdotë e vogël.

Babai i Pelé, ish-futbollisti João Ramos do Nascimento, i njohur si Dondinho, kishte vendosur ta quante Edison për nder të Thomas Alva Edison, shpikësit të njohur amerikan që krijoi llambën elektrike në 1879. Ai kishte kontribuar edhe për të sjellë dritat në qytetin e tij të vogël.

Kjo “ngjarje” meritonte të kujtohej në një farë mënyre. Por sa keq që gjatë regjistrimit në Tres Coracoes, në shtetin Minas Gerais, punonjësi i gjendjes civile humbi një “i” dhe Edison u bë Edson.

Megjithatë duket se ka qenë e paracaktuar që i riu të jetonte shumë pak me emrin e tij të plotë. Në moshën 17-vjeçare ai u quajt Gasolina për nder të një këngëtari brazilian, por menjëherë pas kësaj u shfaq për herë të parë pseudonimi Pelé.

Atë ia ngjitën shokët e shkollës për ta inatosur. Ishte vetë Edson që në fakt, shqiptoi “Pilé” emrin e portierit Bilé, i cili ishte një nga idhujt e tij kur ishte shumë i vogël. Kaq u desh dhe shokët nisën t’ja përsërisnin gafën për ta inatosur.

“Të gjithë djemtë në shkollë më quanin Pelé. Kështu mora pseudonimin Pelé, pa e ditur pse. Pelé në portugalisht është një term fëminor. Shokët e klasës donin të më zemëronin. Por sot e dua, sepse është një emër i njohur në të gjithë botën. Me kalimin e kohës më dukej sikur ishin dy persona në zemrën time: Edson që argëtohej me familjen dhe miqtë e ngushtë dhe Pelé, futbollisti”rrëfeu vetë futbollisti. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *