• |
ide | kryesore

Inceneratori i Elbasanit/ Shtyhet seanca paraprake për të pandehurit

-Instant, Lajme, Të fundit
inceneratorin



Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake për çështjen e inceneratorin e Elbasanit. Avokati i Klodian Zotos, Ardian Leka, tha se të pandehurit nuk janë njoftuar sipas procedurës. Ndërkohë seanca e radhës është përcaktuar të mbahet më datë 18 janar.

“Të pandehurit nuk ishin njoftuar konfrom procedurës. Kërkesat do i parashtrojmë dhe do i bëjmë me dije në 18 janar”, tha ai.

Avokati Saimir Vishaj theksoi se Gjykata e Elbasanit e ka pushuar çështjen dhe nuk mund të ketë gjykim të dytë për të njëjtën gjë.

“Gjykata Elbasanit e ka pushuar çështjen. Nuk mund të gjykohet e njëjta çështje dy herë. Është gjë e gjykuar dhe ne do kërkojmë pushimin e çështjes”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *