• |
ide | kryesore

Kim Kardashian: Dua të martohem sërish

Paparazzi, Slider
Kim Kardashian



Kim Kardashian është ende e hapur për të pasur më shumë fëmijë dhe për t’u rimartuar një ditë.

E ftuar në podkastin e Goop, Kardashian i tha prezantueses Gwyneth Paltrow se është ende e hapur ndaj martesës. “Nuk e di”, tha fillimisht Kardashian, duke rënë dakord me Paltrow se ajo është “aq romantike”. Ajo vazhdoi duke pranuar, Unë e kam këtë fantazi në kokën time, sikur hera e katërt është e vërteta. Do të funksionojë.”

Kardashian finalizoi divorcin e saj shumë publik me West vetëm muajin e kaluar. Më parë ka qenë e martuar  me producentin e muzikës Damon Thomas nga viti 2000 deri në 2004 dhe Kris Humphries.

“Ndjej, sinqerisht, martesa ime e fundit ishte  e vërtetë.  Ke e para, thjesht nuk e dija se çfarë po ndodhte”, tha Kim për Paltrow. “E dyta, u ndjeva sikur doja të martohesha sepse të gjithë miqtë e mi ishin në atë vend. Dhe tani, ndihem sikur patjetër do të marr kohën time – dhe do të isha në rregull edhe për një partneritet të përjetshëm,” shtoi ajo.  Për sa i përket dëshirës për më shumë fëmijë, Kim  deklaroi “kurrë mos thuaj kurrë”. “Do të duhej të kisha dikë në jetën time për një kohë për të marrë atë vendim. Çfarëdo që është menduar të bëhet do të jetë.”/Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/12/27/kim-k-e-shqetesuar-per-jeten-sentimentale-shkak-reperi/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *