• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për këtë të premte

-Instant, Lajme, Të fundit
kthjellime, moti, motit,



Prej disa ditësh i gjithë vendi ynë ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Edhe këtë të premte do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime vranësirash, të cilat nuk do të mund të gjenerojnë reshje në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Vlerat e larta barike do të sjellin në Kosovë dominim të kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24_orëshit, KU kthjellimet pritet të jenë më të dukshme në pjesën e parë të ditës. Ndërsa orët vijuese do të sjellin kalime vranësirash në të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV deri në orët e mesditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin, POR do të ketë edhe kalime të lehta vranësirash kryesisht në zonat Lindore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime vranësirash në të gjithë MV.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *