• |
ide | kryesore

Si do të jetë moti për ndërrimin e viteve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Jemi në mes të stinës së dimrit, por moti është i ngrohtë dhe ka gjithë karakteristikat e pranverës.

“Vala e të ftohtit që ka goditur Amerikën e Veriut dhe Linden e Largët, konkretisht Japoninë, nuk pritet të përjetohet në kontinentin europian. Jo vetëm që nuk do të ndodhë kjo, por muaji Dhjetor ka qenë mjaft I ngohtë në vendin tonë, duke bërë që të kemi temperatura deri në 2.5 gradë Celcius më të larta sesa vlerat normale. Edhe ndërrimi I viteve pritet të karakterizohet nga temperature të larta, ku maksimumet do të ngjiten në 16 dhe 17 gradë Celcius, që janë 1.5 gradë më të larta sesa vlerat normale. Gjatë këtyre ditëve nuk pritet të kemi reshje, duke bërë që të kemi një mot të qëndrueshëm. Do të kemi kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të gjenerojnë reshje.

Edhe Janari pritet të fillojë me temperatura të larta, ku maksimumet sërish do të jenë rreth vlerave 16-17 gradë celcius, ndërsa vlerat minimale në zonat malore pritet të luhaten nga 2-3 gradë Celcius. Kushtet e motit, për të paktën 4-5 ditë në fillim të janarit, pritet të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm, do të kemi orë të shumta me diell dhe nuk pritet të kemi reshje”- parashikon Hakil Osmani nga Meteoalb./ TCH



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *