• |
ide | kryesore

Steven Tyler akuzohet për sulm se*sual

Paparazzi, Slider



Steven Tyler është akuzuar për sulm se*sual,  dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional të një të miture në një padi të re.

Paditësja, Julia Holcomb,

se  filloi një marrëdhënie intime me këngëtarin e Aerosmith në 1973, pak pas ditëlindjes së saj të 16-të. Pavarësisht se nuk e përmendi Tyler në padi, Holcomb ka folur publikisht për marrëdhënien e saj të supozuar me të në të kaluarën.

Ajo tregoi se e takoi muzikantin në një koncert të Aerosmith në Portland, ku jetonte, dhe se ai e mori atë në dhomën e tij të hotelit pas shfaqjes. Holcomb u shpreh se i tregoi Tyler-it moshën e saj  përpara se ai “të kryente akte të ndryshme se*suale ndaj saj”. Më pas rockeri e çoi atë në shfaqjen e tij të radhës në Seattle, pas së cilës  dyshohet se kreu më shumë akte dhe e ktheu  në Portland të nesërmen.

Julia  pohoi se, në vitin 1974, Tyler e bindi nënën e saj që ta lejonte atë të bëhej kujdestari i saj ligjor. Ai i premtoi  gjoja se do të sigurohej që ajo  të regjistrohej në shkollë. Por, sipas padisë   “nuk i zbatoi këto premtime.” Në vend të kësaj vazhdoi të udhëtonte me të, ta sulmonte dhe t’i siguronte alk0l dhe dr0gë”. Në vitin 1975, kur Holcomb ishte 17 vjeç, ajo mbeti shtatzënë me djalin e Tyler. Por vokalisti këmbënguli që  të ndërpriste shtatzëninë. Pas abortit, ajo e la Tyler dhe u kthye në Portland për të filluar një jetë të re si një katolike e devotshme./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *