• |
ide | kryesore

Vuçiç: Askush nuk u frikësua nga shqiptarët, Rama miku im

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
vuçiç



Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dhënë një intervistë të gjatë për Tv PRVA në Beograd ku fokusi kryesor ishte situata në Kosovë para dhe pas zgjidhjes së çështjes së barrikadave. Vuçiç nuk i kurseu dozat e kënaqësisë për atë që ishte arritur. Sipas tij askush nuk u tremb nga shqiptarët dhe se ata nuk e kontrollojnë më veriun.

“Ne kemi luftuar për të shpëtuar popullin tonë në Kosovë dhe Metohi. Nuk ka filluar dje. Është përgatitur me vite dhe me vite dikush nënvlerëson gjendjen e shpirtit serb në Kosovë dhe Metohi. Nuk mund ta fitoni popullin. Edhe sonte po luajnë dhe mendojnë se unë nuk e di këtë. Qëllimisht i provokojnë njerëzit. Kanë ngritur dy pika ROSU. Nuk e kuptojnë se nuk kanë forcë në veri. Askush nuk u frikësua nga shqiptarët”, – tha Vuçiç.

Më pas ai u pyet për deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama që ironizoi me ndërkombëtarët që i konsideruan barrikadat si mjet të luftës politike. Vuçiç thotë se e ka mik Ramën, ndaj i drejton atij një pyetje.

“Edi Rama thotë se është cinizëm që barrikadat u shpallën mjet legjitim i luftës politike. Ai është miku im, por më lejoni t’ju pyes Edi: “Si u bë qëllim legjitim i luftës politike vrasja e policëve maqedonas? Më pas ata hynë në qeveri. Po serbët në Mal të Zi nuk kanë të drejtë të hanë bukë. Njerëzit nuk janë budallenj. Mos e nënvlerësoni popullin serb”, – tha Vuçiç.

Ndërsa Albin Kurtin e quajti pasardhës të Enver Hoxhës. Me krenari foli edhe për dëbimin e topave në kufirin me Kosovën.

“A e dini se çfarë bëjnë 6 topa obusë. Na duheshin vetëm 30 minuta për të zbrazur të gjithë bazën e tyre. Dhe ne nuk kishim 6, por 18 topa. Nuk e kam ditur më herët për barrikadat. Këtë ua kam thënë në sy. Puna ime është të jem me njerëzit e mi” – tha ai.

“Në vendin tonë 89% iu përgjigjën thirrjes. Serbët kurrë nuk kanë qenë më të motivuar. Kurrë nuk kanë qenë kaq shumë njerëz të mirë të gatshëm të luftojnë për Serbinë. 90% e xhandarmërisë ishte gati në një mbrëmje. 98% e serbëve nga veriu i Kosovës i mbështetën barrikadat. Njerëzit ishin të ngopur. Ne kemi ruajtur paqen, tani për tani. Ne do ta ruajmë atë në të ardhmen”, theksoi Vuçiç.

“Nuk hezitoj të them të vërtetën. Kjo i shqetëson të gjithë, sepse kemi luajtur me saktësi shahu, por kemi luajtur fort. Do të luajmë gjithmonë fort. Ata i plotësuan të gjitha kërkesat tona. Ato që ishin realiste, ata i përmbushën. Në fund të fundit është se serbët nuk mund të toleronin më shtypjen. Nuk e përjashtoj mundësinë që në mesin e serbëve të kishte dikush armë. Ka pasur luftëtarë të lirisë në barrikada” – ka thënë Vuçiç. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Shqipetaret nuk do kontrollojne me veriun thote Sllobodan Vucic.
    Po Rama eshte dakord
    Smith mik I rrjeshtuar ne anen serbe and 👉🐵

    1. Filloi prap ky teatrin e viktimizimit ? Populli serb ne rrezik ?
      Nuk na trembni ? Harroi ky qe para disa viteve keta ishin masakruesit ?
      Ai tani per tani ka 2 karta te forta ne dore. Marrveshjet e nenshkruara me perpara , por qe nuk jane zbatuar nga pala shqiptare dhe shumicen derrmuese dhe kontrollin qe ka ne veri te kosoves. Shtoi kesaj dhe rolin e viktimes qe po marrin perdite serbet dhe krijohet nje terren shume i pershtatshem per bisedime me cdo nderkombetar ( BE & USA) .

  2. Bastardë sllavofilë Shqiperia ka plot – jane bastardet e Titos dhe Stalinit!.
    Sipas nesh, nuk jeni as miq, por vellezer!

  3. Aleksandar Vucic,dhe ne pergjithesi serbet,jane popull delirant.E thene alla shqiptarce :Fluturojne me presh ne bithe.
    Kur filluan protestat ne Kosove,Ushtria shqiptare u vu ne gadishmeri luftarake.Disa reparte u derguan ne verilindje,ne zonen Kukes-Tropoje.Kur ne serbi u lajmeruan per levizjen e reparteve te ushtrise shqiptare ne veri,nji nga gjeneralet serb ne kohen Milloshevicit tha:”Shqiperine e pushtojme vetem me shoqaten e gjuetareve”.
    Ne verioret thojme:”Pordha e madhe nxjerr er t’ keqe t’madhe”.
    Vucic shko ban nji dyshe me Edvin Bilalic Ramovicin…

    1. Vucic ka te drejte veriun e Kosoves e kontrollon ai. Nuk eshte realiste qe politikanet e Kosoves ti ushqejne njerezit me rrena, ashtu sikurse Kosoven ee kontrollonte dot Milloshevici pervecse me force adhtu dhe veriun e Kosoves, Shqiptaret e marrin vecse me force, qe te jemi realiste dhe te mos delirojme kete force nuk e kemi. Thaci eshte politikani i vetem vizionar ne Kosove, Albini eshte vecee per sherr Fb. Veriu duhej ti jepej Serbise ne kembim te njohjes Serbe dhe te krijimit te nje shteti te centralizuar dhe efikas ne Kosove. Keto zgjidhjet me Zajednicen vecse do te minojne efikasitetin e shtetit te Kosoves ne rastin me te mire, ose kur te iki Veriu do te marr dhe Gracanicen & co. me vete

  4. Shqiptaret e dine prej kohesh qe Vuçiç e Rama jane e punojne bashke nen drejtimin e Soros, at e bir.
    Por Rama nuk e mbron dot Vuçiçin ne Kosove, se atje ka Albin e Vjosa.

    Ish anetaret e Lidhjes Komuniste te Jugosllavise e mbajne nen dyshek teseren e vjeter, por ka ardhur dita qe nuk kane gje ne dore e veç lehin neper studjot qe duan te mbushin kohen..

    Kosoven e kane njohur fuqite e medha me kufijte ekzistues dhe kete nuk ka Deiton qe mund ta ndryshoje, se nuk eshte Palestina…

  5. Nuk e kuptoj se perse eshte i kenaqur Vuçiçi, vuri barakiada e hoqi barikada, Mitrovica eshte pjese e Kosoves, dhe qeveria e saj ushtron te drejten nderkombetare te ushtroje sovranitetin e saj ne te gjithe teritorin. Dikur shqiperia e vitit 1914 ka nenshkruar nje protokoll qe emerohej protokolli i Kurfuzit, ku Vorioepiriotet te mbeshtetur me ushtar e armatim nga greqia kishin sovranitet pothuajse shteteror poshte lumit Vjosa formuan dhe nje qeveri etjera broçkulla. E sot ajo pjese eshte teritor shqiptar e banuar nga shqiptaret dhe e drejtuar nga qevrite shqiptare. Kosova ka kufij te njohur nderkombetarisht e kufijte nuk mundet me i levizur serbia.

  6. E vertete qe Rama eshte miku i ketij. Rama nuk foli kur u ngriten barrikadat, as nuk u ndje kur negociohej dhe pasi marrveshjes, nxori doredolecen Xhacka te dhjese nga goja para kamerave. Pastaj miq nga bytha jane te dy, te gjithe e dine.

    1. Po hik o Simon se nuk eshte politika e jashtme per ty . Hik futi nje lug kos , se thone se kosi te pastron trupin nga toksinat qe te turbullojne trurin.

  7. Po sigurisht që është miku jot dhe armik i shqiptarëve. Pasardhës i atyre që dikur ishin miq të ish Jugosllavisë në dëm të Kosovës.

  8. SHBA dhe BE,nuk kane kurajo t’i tregojne vendin Serbise,prandaj Vucic,”kercen”,dhe krenohet se po mbron serbet-ne Kosove.Por me e keqja,eshte se te dyja keto fuqi boterore,nuk lejojne as qeverine e Kosoves,te veproje,me te drejten e saj,te mbroje teritorin e vet.Mbas disa kufizimeve qe e kane detyruar Kosoven,te mos veproje,apo te shtyje nismat e saj legjitime,i hapin keshtu rrugen Voicicit,te krenohet ,sa po e mposht qeverine Kurti.Edhe Kfori,me francezet ne krye,nuk vepron,por pengon edhe Kurtin te mos veproje,nderkhe qe SHBA dhe BE ,nuk ndihen.Nga se?Klinkeni i Sorrosit,nuk eshte ndjere fare,kaq frike e paskan Rusine? Jo,por ata veprojne nen komanden e Sorrosit,qe Vucicin dhe Ramen i kane kanakaret e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *