• |
ide | kryesore

Vuçiç ironizon: Kurti ëndërron të jetë Enver Hoxha, prandaj nuk e duron dot Ramën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti-rama-vucic



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është vazhdimësi e ideologjisë së Enver Hoxhës, Nazi Xhafer Devës dhe Lidhjes së Prizrenit.

“Të gjitha planet dhe programet e tyre bazohen në Lidhjen e parë të Prizrenit nga viti 1889, Lidhjen e dytë të Prizrenit nga viti 1943, kur u themelua lëvizja Balli Kombëtar, pastaj Lidhja e tretë e Prizrenit që u themelua në Nju Jork dhe që shkaktoi është ideologjia e tyre dhe Xhafer Devës, një burrë nga Mitrovica i cili ishte i pari që iu bashkua forcave pushtuese naziste”, tha Vuçiç.

Ai shpjegoi se Deva ishte ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë gjatë administratës naziste.

“Sot Albin Kurti po i rinovon një shtëpi në pjesën jugore të Mitrovicës, është çështje e lidhjes me një kriminel nazist të dënuar me vendim të formës së prerë. Burri që persekutoi jo vetëm serbët, por edhe hebrenjtë dhe të gjithë të tjerët. I madhi Xhafer Deva”, tha me ironi Vuçiç.

Ai theksoi se ky është ideologu i tyre, si dhe ish-presidenti komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha.

“Kurti ëndërron të jetë Enver Hoxha, prandaj nuk e duron dot (Edi) Ramën. Vetëm nëse mund të jetë një përzierje e Enver Hoxhës dhe nëse mundet pak Zelensky. Prandaj marrëzitë që ‘Vuçiç është Putini i vogël’ janë gënjeshtra. Ne nuk jemi të interesuar për të gjitha këto, ne jemi të interesuar vetëm që ai ta lërë popullin serb rehat”, tha Vuçiç.



8 Comments

  1. Ironi per ironi Vucic, ti dukesh si djali i Enver Hoxhes.
    Ne fakt dukesh fiks si vellai i Pranvera Hoxhes.

    Vellai binjak.

    1. Vucici vazhdon te jete ne Kupole qe nga koha e Miloshevicit
      Kurti eshte gjynah se vetem Osmanesha I jep strategjine e manallit.

    2. enveri ishte kriminel bytheshqyer, i mbajtur ne fuqi nga loja e dy blloqeve, pa te qe per te do ta kishin eliminuar me kohe..

  2. 100 % i sisgurte qe keto informacione Vucic i ka marre nga Rama, pra “hasmi” i vertete eshte qe hedh gurin dhe fsheh doren! E thjeshte, si te korruptuarit qe dergoi ne Hage pa avokat te paguar nga shteti i Kosoves, Rama dhe Vucic kane frike nga Kurti sepse ai nuk eshte i korruptuar! Vucic, vetem mendja psiqike e Rames mund ti shtije ne mendje keto ide per Kurtin por thjesht i ruani koqet pasi ka mbeshtetjen e Gjermanise! Llapni si qen e beni korrupsion, ai nuk ju ka fare refene ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *