• |
ide | kryesore

“Zhduket” reperi Kanye West

Paparazzi, Slider



Pas polemikave të ndryshme në të cilat është përfshirë gjatë javëve të fundit, Kanye West nuk gjendet askund. Ose të paktën ai nuk po i paraqitet ish-menaxherit të tij të biznesit, Thomas St. John, i cili është përpjekur t’i shërbejë me dokumente ligjore.

St. John tha në një seancë gjyqësore se ai nuk ka arritur ta gjejë reperin prej javësh. Ai po e padit atë për shkelje të kontratës. Biznesmeni pretendon se Kanye kishte rënë dakord t’i paguante atij , por duke qenë se të dy patën një takim “agresiv”, West pushoi së paguari.

“St. John kishte nevojë për një garanci që West nuk do të braktiste papritur marrëdhënien e biznesit, plus kostot financiare dhe rreziqet që lidhen me angazhimin ndaj tij si klient. Por zoti St pranoi një marrëveshje për 18 muaj“, thuhet në padi, e cila nuk mund t’i dorëzohej ish-bashkëshortit të Kim Kardashian.

Kjo padi është një problem më shumë financiar me të cilin përballet Kanye. Prej muajsh  biznesi dhe të ardhurat e tij kanë rënë në mënyrë dramatike pasi publikoi komente antisemite dhe agresive. Probleme të tjera që ai ka janë ndihma e fëmijëve që duhet t’i paguajë Kardashian pas divorcit të tyre, përveç problemeve që ka në financimin e disa riparimeve në shtëpinë e tij në Malibu.Pasuria e Kanye West është zvogëluar nga 6.6 miliardë dollarë në rreth 400 milionë dollarë pas ndërprerjes me kompanitë si; GAP dhe Adidas./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/12/27/kim-kardashian-bashkeprinderimi-me-kanye-i-veshtire/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *