• |
ide | kryesore

Aksident në Pogradec, plagoset e riu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Tushemisht të Pogradecit. I riu me inciale K. L. është transportuar drejt spitalit të Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 31.12.2022, rreth orës 07:15, në hyrje të fshatit Tushemisht, Pogradec, shtetasi K. L., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi K. L., i cili u transportua në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *