• |
ide | kryesore

Arrestohet 29-vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm pa leje drejtimi

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Pogradecit në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të Librazhdit, kanë vënë në pranga një 29-vjeçar. Ai ishte duke transportuar emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin ne paligjshëm të kufirit kundrejt pagesës.

Shtetasi D.Gj. banues në Tiranë drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *