• |
ide | kryesore

Pasuria milionere e Pelé: braziliani lë një trashëgimi mbi 100 milionë dollarë

-Instant, Sport
O’Rey



Pas vdekjes së Pelé, AS ka bërë llogaritë e pasurisë së “O’Rey”, duke hartuar një bilanc fillestar se cilat duhet të jenë asetet e grumbulluara nga legjenda braziliane gjatë dhe pas karrierës së tij si futbollist. Një trashëgimi e pasur, e vlerësuar në afërsisht pak më shumë se njëqind milionë dollarë. Kryesisht rezultat i fitimeve të legjendës së futbollit, pas tërheqjes së tij nga loja, nëpërmjet sponsorizimeve e pjesëmarrjes në evente dhe investimeve.

Pavarësisht se ishte sportisti më i paguar kur ishte në fushë me Santos dhe Cosmos, pasurinë Pele arriti ta grumbullonte veçanërisht pasi reshti së luajturi. Sipas portalit “Celebrity Net Worth”, vlera neto e pasurisë së yllit brazilian i kalon njëqind milionë dollarë. Që në fillim, O Rei ka zgjedhur të investojë kursimet e tij në sektorin e pasurive të paluajtshme. Marrëveshja e tij më e madhe ishte blerja prej 100,000 dollarësh e një rezidence madhështore në Hamptons, Nju Jork. Objekt të cilën në vitin 2008 arriti ta rishiste për gati tre milionë dollarë, duke realizuar një fitim të madh kapitali.

Lexo më tej: PROFIL/ Pelé, ikona që kurrë nuk e pëlqeu nofkën e tij

Por një pjesë të madhe të fitimeve O’Rey e ka grumbulluar me reklama. Braziliani shiti të drejtat e imazhit tek ofertuesi më i lartë. “Unë nuk u pasurova me futbollin siç bëjnë lojtarët e sotëm – tha ai në disa intervista -. Unë fitoja para me reklama kur ndalova së luajturi. Por kurrë nuk doja të reklamoja duhanin, alkoolin, politikën apo fenë”. Vëmendje që e kanë lejuar të huazojë fytyrën e tij në të gjithë botën. Pele gjithësesi mbeti gjithmonë një nga ikonat më të pastra, tërheqëse dhe fitimprurëse të futbollit. E për këtë ai arriti të grumbullojë miliona dollarë ndër vite.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *