• |
ide | kryesore

Courtney Love akuzon Brad Pitt: Më përndjek

Paparazzi, Slider



Courtney Love ka hedhur së fundmi akuza ndaj Brad Pitt. Sipas saj, ajo u pushua nga “Fight Club” pasi refuzoi të lejonte aktorin të bënte një film për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kurt Cobain.

“Unë nuk do ta lejoja Brad-in të luante Kurtin,” pohoi Love në podcastin “WTF” të Marc Maron. “ Nëse nuk më kupton, nuk e kupton Kurtin dhe unë nuk ndihem si ti, Brad. Më pas, të premten, artistja postoi në Instagram, “Nuk më pëlqen mënyra se si Brad bën biznes apo e përdor fuqinë e tij. Unë shpërtheva ndaj tyre dhe në orën 19:00, më pushuan nga puna”. Love gjithashtu zbuloi se çështja nuk mbaroi pas incidentit të “Fight Club”.

“Brad vazhdoi të më përndiqte për Kurtin”, pohoi ajo, duke shtuar se ata patën një takim në Zoom në vitin 2020 për Pitt që donte të prodhonte një film të Cobain përmes produksioneve të tij në Plan B. “I thashë jo, por nuk më dëgjoi. Më injoroi.” Courtney shtoi në fund se e tregoi historinë në podkastin e Maron sepse “ndjeu se Pitt nuk do të ndalonte së ndjekuri Kurtin nëse nuk do e thosha në publik”. “Nuk dua që ai të zemërohet me mua. Unë dua që ai të bëjë më mirë. Unë nuk dua ta sulmoj. I uroj  më të mirën, me të vërtetë.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *