• |
ide | kryesore

FOTO/ Bruno Guimaraes futet në fushë me fanellën e Pelé: Newcastle e lejon në shenjë respekti

-Instant, Sport
Guimaraes



Bruno Guimaraes ka zgjedhur një mënyrë prekëse për t’i bërë homazhe Pelé. Mesfushori i Newcastle hyri në fushë, në ndeshjen kundër Leeds me fanellën me numrin 10 të firmosur nga O Rey. Një mënyrë për të kujtuar legjendën braziliane, që u nda nga jeta më 29 dhjetor. Guimaraes gjithashtu e mbajti veshur fanellën e kombëtares braziliane gjatë ritualit të fotografisë zyrtare para ndeshjes. Vetëm në fushë mesfushori doli me fanellën bardhezi të Newcastle. Klubi i Magpies e lejoi këtë veprim të brazilianit të tyre, në shenjë respekti të O’Rey, për të cilin është mbajtur një minutë heshtje në të gjitha fushat në botë, me vendim të FIFA-s.

Në fushë pastaj, në ditën e fundit të vitit, Newcastle ngadalësoi ritmin, duke barazuar 0-0 kundër Leeds në St. James’ Park. Një pjesë e parë me ritëm shumë të lartë, me Newcastle që kërkoi epërsinë në disa raste, pa ia arritur. Në pjesën e dytë një skenar i ngjashëm, me Magpies që shtyjnë fort përpara. Sulmet kanalizoheshin në të djathtë në korsinë Almiron-Trippier. Por Magpies duhet të përballej me një super Meslier. Newcastle mbetet i treti në renditje, i afruar nga United që tani është vetëm 2 pikë larg.

Lexo më tej: Një minutë heshtje në të gjithë fushat e botës për Pele: Fifa i dërgon letër të gjitha Federatave



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *