• |
ide | kryesore

Kim Kardashian flet për linjën e saj të kujdesit ndaj lëkurës

Paparazzi, Slider



Kim Kardashian i ka bërë të gjitha sa i përket kujdesit të lëkurës.

Ajo  i tha Gwyneth Paltrow se ndjehet sikur u bë eksperte përpara se të lansonte SKKN nga Kim. “Mendoj se kam mësuar kaq shumë në rrugëtimin tim dhe kam pasur  estetistin më të mirë, kanë provuar çdo lazer”, u shpreh Kardashian. “Kam provuar gjithçka. Doja të merrja gjithçka që kam mësuar dhe të punoja me estetistin tim të preferuar… dhe të zhvilloja produkte që janë në nivelin tjetër.”

Sipërmarrësja e cila ka krijuar linjën e saj të kujdesit të lëkurës SKKN By Kim – ka zbuluar se mënyra se si ajo përdor kozmetikën ka ndryshuar që kur u detyrua të qëndrojë në shtëpi gjatë pandemisë COVID-19. Ajo   shpjegoi se vendosi të fokusohej në përmirësimin e lëkurës së saj në vend që të mbulonte papërsosmëritë.

“Unë nuk bëjë aq shumë grim tani që e kam përmirësuar lëkurën time. Mendoj se kjo filloi në karantinë dhe zhvillova një rutinë për kujdesin e lëkurës që më bëri të ndihem vërtet e sigurt. Më pëlqen një fillim i ri, më pëlqente të lançoja një markë . Të merrja kohën time për të nisur këtë sistem me nëntë hapa. E bëj çdo mëngjes dhe mbrëmje. Kur e bëni dhe shihni se sa shumë po shkëlqen lëkura juaj nuk ju pëlqen të vishni aq shumë make-up.’

Në fillim të këtij muaji, Kim tregoi se merr gjithashtu një kombinim lazer prej 1400 dollarësh. Manjatja e SKIMS dokumentoi veten duke marrë kombinimin e kushtueshëm  dhe duke postuar në lidhje me procesinnë Instagram./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *