• |
ide | kryesore

“Më futi duart poshtë mbathjeve”: Dani Alves akuzohet për dhunë sek*uale në diskotekë, ai e mohon

-Instant, Sport
Alves



Policia spanjolle ka hapur një hetim ndaj Dani Alves, i akuzuar për dhunë sek*uale nga një grua. Sipas asaj që raporton ABC ngjarja ka ndodhur të premten më 30 dhjetor. Gazeta ka rindërtuar faktet, duke shpjeguar se gjithçka ka ndodhur në klubin e natës Sutton në Barcelonë. Pikërisht në Katalonjë, lojtari i Pumas po kalon pushimet për Vitin e Ri. Një grua, në fakt, e ka denoncuar në polici se 39-vjeçari i ka futur një dorë poshtë mbathjeve. E tronditur, ajo lajmëroi miqtë e saj, të cilët nga ana e tyre lajmëruan oficerët e sigurisë së klubit të natës. U lajmërua policia, por ndërkohë Dani Alves, ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Lexo më tej: Messi, Botërori e jo vetëm, Dani Alves i arritshëm: mund të bëhet lojtari më fitues i të gjitha kohëve

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Juventus dhe PSG-së, përmes stafit të tij, konfirmoi se ishte në Sutton të premten në mbrëmje. Brazilini theksoi se ishte aty për një “kohë të shkurtër” dhe se “asgjë nuk ndodhi” nga ajo që thotë gruaja. Këto janë dëshmitë që ka mbledhur ABC. Dani Alves ishte pjesë e Kupës së Botës në Katar me Brazilin e tij, duke u bërë lojtari më i vjetër që luajti në një turne madhor për Selecao. Pas eliminimit në çerekfinale nga Kroacia, Dani Alves ka nisur pushimet, për të qenë gati për 2023 futbollistik. Por tani duhet të bëjë llogaritë me një akuzë të rëndë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *