• |
ide | kryesore

Sam Asghari reagon ndaj akuzave se kontrollon jetën e Britney

Paparazzi, Slider



Sam Asghari ka reaguar së fundmi ndaj akuzave të fansave se kontrollon llogaritë sociale të Britney Spears. Gjatë një bisede me një fotograf në Los Angeles ai hodhi poshtë aludimet.

“Unë nuk kontrolloj as atë që kemi për darkë,” tha ai me një buzëqeshje. “E di, në të kaluarën ka pasur shumë gjëra që kanë ndodhur, kështu që unë e kuptoj se nga vijnë akuzat. I kuptoj. Ato janë fansat e saj dhe i duan të mirën.

Sam gjithashtu ka zbuluar edhe shqetësimin e tij për fotot dhe videot e shumta intime të artistes. Por edhe pse nuk është dakord,  Asghari mbrojti të drejtën e gruas së tij për të ndarë trupin e saj në një mënyrë që ajonuk do të kishte qenë në gjendje ta bënte  disa vite më parë.

“I vetmi person në botë që ngacmohet për postimin e gjërave të tilla”, shkroi aktori në një nga postimet e saj. “Unë personalisht preferoj që ajo të mos i postojë kurrë këto. Por kush jam unë që të kontrolloj dikë që ka qenë e kontrolluar gjatë gjithë jetës së saj.” Mirëpo qëndrimi i tij nuk u prit mirë nga ndjekësit. ! Të lutem ndal! Liria nuk është kur heq rrobat. Vishuni dhe flisni për veten tuaj me një mendje të qetë”, shkroi një kritik. Një tjetër shtoi në seksionin e komenteve, “Diçka nuk është në rregull! Kush po merret me këtë llogari? Dhe a nuk ka një datë tjetër gjyqi së shpejti?/Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *